Adoleshentët që kalojnë më shumë se tre orë në ditë duke përdorur rrjetet sociale kanë një probabilitet më të lartë të preken nga probleme të shëndetit mendor.
Një studim i botuar nga revista shkencore Jama Psychiatry, i realizuar nga kërkuesit e Johns Hopkins University në Baltimora, tregon se rreziku i prekjes nga ankthi dhe depresioni është shumë i madh për këtë kategori.
Studimi u krye mbi gati 6.600 adoleshentë amerikanë të moshave nga 12 deri në 15 vjeç dhe tregoi se ata kishin më shumë gjasa të shfaqnin probleme si depresioni apo gjendja e vetmisë, sesa të rinjtë që ose nuk i përdornin mediat sociale, ose kalonin shumë pak kohë me to.
Sipas ekspertëve, adoleshentët e fiksuar pas këtyre platformave bëjnë shpeshherë një gjumë jo cilësor, ndërsa për ta shtohet risku i të qenit viktima të bullizmit kibernetik, ose vështirësive që i sjell përballja me jetën reale.
Burimi / https://www.gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.