Këshilla & Arsye

November 10, 2016 | 9:42

Qëndrimi ulur rrezikon shëndetin, ja çfarë të bëni në punë

2Shumë nga ne kanë një punë që përfishin uljen në karrige dhe qëndrimin para kompjuterit. Më shumë se gjysma e orëve zgjuar e një personi shpenzohet ulur: duke parë televizion, duke punuar në kompjuter, ose duke bërë aktivitete të tjera fizikisht joaktive.

Por e gjithë kjo çon në pasoja të rënda, thonë studiuesit kanadezë, të cilët kryen një studim në lidhje me këtë dukuri.

Gjatë këtyre studimeve, njerëzit që shpenzonin periudha të gjata kohe ulur rrezikonin më shumë nga vdekja, madje edhe ata që ushtroheshin rregullisht. Efektet negative janë edhe më të theksuara në njerëz që bëjnë pak ose aspak ushtrime.

Ndërsa ne shpesh mendojmë për rreziqet e pasivitetit në drejtim të përkeqësimit të shëndetit kardiovaskular, ka një numër të efekteve negative. Sipas studimit, njerëzit që qëndrojnë për kohë të gjatë ulur rrezikohen nga diabeti tip 2, kancer dhe vdekje të lidhura me kancerin. Të qëndruarit ulur dhe më pak aktivitet rrit rrezikun e çmendurisë.

Autorët e studimit thonë se, duhet të lëvizni rreth e rrotull për një deri në tre minuta çdo gjysmë ore, ndërsa ju jeni në punë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top