Këshilla & Arsye

October 4, 2016 | 7:56

Qentë dhe njerëzit kanë një numër të ngjashëm të gjeneve sociale

Aftësia sociale e qenve është për shkak të gjeneve që ndikojnë sjelljen e njeriut dhe gjene të tilla sociale i ndihmojnë kafshët në marrdhënie me ne.

Studimi është kryer në Universitetin Linköping në Suedi. Hulumtuesit gjetën se një marrëdhënie ekziston ndërmjet pesë gjene të ndryshme të qenve dhe aftësisë së tyre për të bashkëvepruar me njerëzit. Për më tepër, katër nga këto gjene ishin të ngjashme me ato të njerëzve.

Qeni është kafsha e parë e zbutur dhe ka mbi disa mijëra vjet, që është përshtatur për të jetuar me njerëzit. Ndërkohë, qentë kanë zhvilluar një sërë aftësish për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar me njerëzit. Në dritën e kësaj, ata janë më lart se paraardhësit e tyre, ujq.

Pjesë e studimit të sjelljes u bën 500 qen Beagle. Më shumë se 200 qenve u është testuar AND-ja, ku rezultoi se pesë gjene të ndryshme ishin përgjegjës për socializimin e tyre.

“Nëse zbulimi do të mund të konfirmohet edhe  për racat e tjera të qenve, është e mundur që ata të na ndihmojnë për të kuptuar problemet e sjelljes së njerëzve,” thonë shkenctarët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top