Mbrojeni veten nga kanceri në stomak dhe përdorni qepën, hudhrën, preshin dhe lulelakrën në gatimet tuaja. Nëse përdorni perimet e bardha keni një mbrojtje të sigurt nga kanceri në stomak. Përpos të gjithave, perimet e bardha na mbrojnë nga infeksionet, inflamacionet dhe tumoret, sidomos në stomak. Shpesh, mendohet se vetëm perimet me ngjyrë kanë efekte mbrojtëse në shëndetin tonë.
Në fakt, një studim i botuar në “Gazetën Europiane” që është kryer nga studiuesit në “Universitetin e Zhejiang” në Kinë, tregon se si frutat dhe perimet e bardha janë të shëndetshme për stomakun.
Si ndikojnë qepa, hudhra, perimet e bardha për parandalimin e kancerit të stomakut?
Perimet e bardha:
Studimi kinez do të ishte rezultat i një meta-analize (analiza krahasuese) e 76 studimeve që shqyrtuan marrëdhëniet midis dietës dhe kancerit të stomakut.
Konsumi i lartë i perimeve të bardha;
Konsumi i lartë i frutave agrume (10%) dhe frutave në përgjithësi (7%).
Më shumë rreziqe me alkool dhe mish të përpunuar
Nga ana tjetër, studimi do të tregonte gjithashtu një lidhje midis një rreziku të lartë të kancerit të stomakut dhe konsumit të alkoolit (sidomos birra dhe pijet alkoolike)
Mishi i përpunuar
Ushqime me përmbajtje të lartë të kripës, përfshirë peshkun e kripur.
Ushqimi është thelbësor
Sipas profesor Carlo La Vecchia, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Milanos u shpreh se: “Ky studim është i rëndësishëm sepse do të shqyrtojë të gjitha provat dhe se si ushqimet ndikojnë në kancerin e stomakut, i cili është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në botë.
Shumë perime dhe pak kripë
Dy sugjerime nga Dr. La Vecchia:
Konsumoni shumë fruta dhe perime, veçanërisht ato të bardhat, për të ulur rrezikun e kancerit në stomak
Kufizoni konsumin e ushqimeve me përmbajtje të lartë kripe (mish, peshk ose perime me kripë)
Hudhra dhe qepë
Këto dy perime janë të paçmuara për shëndetin tonë. Sipas Dr. La Vecchia, efekti i tyre mbrojtës në kancerin e stomakut do të ishte për shkak të veprimit anti-infektiv dhe inflamator që disa përbërës të këtyre do të kishin në epitelin e stomakut. Shkaku kryesor i kancerit të stomakut, kujton profesori, do të ishte infeksioni kronik, një bakter që shkakton gastrit kronik që në afat të gjatë, nëse nuk çrrënjoset, mund të shkaktojë kancer.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.