Në fokus

June 24, 2019 | 13:33

Qershitë, aleatet më të mira për të ulur presionin e gjakut dhe nivelin e insulinës

Qershitë jo vetëm që ulin shtypjen e gjakut, por edhe nivelin e insulinës në gjak, sipas një hulumtimi të ri. Derisa studimet e mëparshme kanë hulumtuar aspektet individuale të sindromës metabolike, siç janë shtypja e gjakut dhe trigliceridet, ky është studimi i parë i cili ka hulumtuar se si ndikojnë qershitë në rezistencën ndaj insulinës, hipertensionit dhe mbipeshës.

Më se e rëndësishme është që kemi vërejtur ulje të konsiderueshme të shtypjes sistolike të gjakut në orët e para pas konsumimit të qershive. Përbërja unike e tyre përfshin antociane, polifenole të tjera dhe fibra, thonë hulumtuesit. Gjatë studimit gjashtë javor pjesëmarrësit në eksperiment kanë konsumuar lëng qershie të përzier me 100 mililitra ujë, pilula me komponentin e qershive apo placebo.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ata të cilët kanë pirë lëng kanë pasur zvogëlim të konsiderueshëm të shtypjes sistolike të gjakut dy orë pas konsumimit, në krahasim me pijen placebo ndërsa pilulat kanë ulur dukshëm nivelin e insulinës në afat prej një ore.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top