Mirëqenie

June 5, 2017 | 10:47

Qershitë: shija dhe e kuqja që na bën të ndihemi mirë

Qoftë forma e tyre, e vogël dhe e rrumbullakët, apo ngjyra mjaft tërheqëse, fakti që na kthejnë në fëmijëri…të gjitha së bashku i bëjnë  qershitë më shumë se një frut, janë shija delicate e sezonit.

Për shkak se ata kanë pak kalori dhe shumë veti të shëndetshme nuk duhet të hiqni dorë prej tyre, me kusht që të  jenë të freskëta dhe të pjekura.

qershi

Kuriozitet – Nuk dihet me saktësi se kur u përhap qershia në mesdhe, por sigurisht që bëhet fjalë për rreth 3 mijë vjet më parë. 

Mike të linjave- Qershitë të japin ndjesinë e ngopjes, e mbi të gjitha kanë pak kalori. Janë një vakti i mirë rifreskues për pasditet e nxehta të verës. Për më tepër, bishtat e qershisë të zjera me ujë, me pak kanellë dhe murriz krijojnë një çaj dezintoksikues, diuretik dhe qetësues, dhe shumë të nevojshme për të luftuar celulitin.

Një koncentrat të mirash- Këto fruta të vogla dhe të parrezistueshme përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B. Janë një burim i fortë oligoelementesh dhe mineralesh, mes të cilave, hekuri, kaliumi, magnezi. Të pasura me antioksidantë, të nevojshme për të neutralizuar radikalet e lira dhe të luftojë plakjen.

Të japin energji- Sipas disa studimeve të fundit, qershitë janë një ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë sport apo një jetë aktive. Avantazhet më të mira merren duke pirë lëngun e tyre dhe disa kokrra në mëngjes.

Dhe për ta mbyllur me bukurinë- Përveçse të bukura për t’u parë, qershitë na bëjnë dhe ne të bukur, sidomos lëkurën. Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral, i përzjen bashkë në mikser, e lë të pushojë 10 minuta, përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për tu aplikuar në zonën përreth syve. Në këtë mënyrë largoni qeset që formohen, rrudhat dhe shikimin e lodhur.

Por jo vetëm kaq. Me 150 gram tul qershie, në frulator dhe duke i shtuar një lugë vaj ekstra të virgjër, krijohet një maskë antirudhëqë lihet për 10-15 minuta.   

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top