Fenomeni i hapjes së gojës kur të vjen gjumë është studiuar për vite me radhë nga shumë shkencëtarë pa arritur në një shpjegim të saktë.
Kur një njeri hap gojën, automatikisht e bën edhe personi tjetër që është me të. Studimet e fundit tregojnë se edhe qeshja është ngjitëse.
Megjithatë, mund të shihen disa ndryshime, kështu që qeshja ‘ngjitëse’ është një mënyrë e veçantë, e cila shpeshherë shërben edhe si një urë lidhëse shoqërore.
Duke dëgjuar një njeri që qesh, pjesa e trurit përgjegjëse për lëvizjet e fytyrës stimulohet në një mënyrë të tillë që njerëzit nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm ta kuptojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.