Golden Milk është një pije me bazë qumështi. Konsiderohet si një zgjedhje e shkëlqyer e natyrshme për trajtimin e çrregullimeve gastrointestinale dhe sistemin e tretjes, e dobishme në rast infeksionesh, dhimbje menstruale, dhimbje koke, dhëmbi, për të ulur kolesterolin dhe për të stimuluar sistemin imunitar. Me pak fjalë, një eliksir i jetës!
Pija e lashtë, e cila ka origjinën e vet në Lindjen e Largët po njeh një bum të vërtetë përdorimi në ditët sotme. Arsyeja është shumë e thjeshtë, duke pasur parasysh që qumështi i artë është një ilaç për shëndetin tonë dhe i thjeshtë për tu përgatitur.
Edhe sot këshillohet mjaft nga mjekët popullorë, dhe ky qumësht i artë ka një shije intense. Bëhet me qumësht vegjetal, për shembull, qumësht kokosi, orizi apo dhe soje, mjaltë dhe pastë kurkumaje. Është pikërisht kjo erëz e çmuar përbërësi që ka kaq shumë të mira.
Kurkumaja në fakt përmban curcumina, një substancë që është gjithnjë e më shumë objekt studimi. Por cilat janë vetitë e kësaj erëze indiane? Kurkumaja ka veti antinflamatore, antioksidante, dhe sipas studimeve të fundit, edhe antitumorale.
Për të mos u ngatërruar me kerrin, kurkuma përdoret mjaft në kuzhinën indiane, bengaleze dhe në Sri Lanka, dhe ka një aromë të fortë, pothuajse të athët. Mund të blihet dhe e bluar dhe si farë, por për të marrë përfitimet e saj nuk është e mjaftueshme të hedhësh pak këtu e pak atje. Vetë erëza, në fakt, biologjikisht nuk përthithet nga organizmi, por i kombinuar me një tjetër aleat të shëndetit tonë, si për shembull piperi.
Por ja cila është receta magjike e qumështit të artë: Një tas me qumësht vegjetal, orizi, soje apo kokosi, shtojmë një lugë të vogël vaj bajamesh për përdorim ushqimor, apo edhe vaj kokosi, një apo dy lugë pastë kurkumaje, ose për alternativë mund të përdorni një lugë kurkuma pluhur, një lugë mjaltë për kënaqësi, kanellë apo pak xhenxhëfil, dhe gjysëm luge piper të zi.
E ngrohim në zjarr mesatar në tigan për pak minuta derisa të kemi një përbërje të trashë dhe plot aromë, e përziejmë vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave, e heqim nga zjarri dhe e hedhim në tas. Tashmë qumështi i artë është gati për t’u shijuar.
Sugjerime? Për të përfituar më shumë prej tij, është mirë të pini një filxhan me Qumësht të artë në mëngjes ose në orët e paradites, apo pasdites si mesvakt për një periudhë 30-40 ditore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.