Në sajë të Omega 3, acideve yndyrore që përmban, qumështi i gjirit mund të mbrojë fëmijët nga diabeti që shfaqet në këto grupmosha. Kjo është zbuluar nga një sondazh i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies në Helsinki, Finlandë, botuar edhe në revistën “Diabetologia”.
Ekspertët kanë studiuar rreth 8 mijë fëmijë të moshës 3 muaj deri në 2 vjeç për të parë risqet e mundshme të shfaqjes së diabetit. Si një sëmundje autoimune që të çon në shkatërrimin e një pjese të pankreasit dhe pamundësisë konsekuente për të prodhuar insulinë dhe rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
Gjetjet dëshmuan se fëmijët që ishin ushqyer me gji dhe kishin përqendrime të mira të Omega 3 e acideve yndyrore në gjak, pas një kohe të gjatë janë më të mbrojtur nga diabeti në raport me fëmijët e tjerë./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.