Në fokus

October 18, 2019 | 8:35

Qumështi i gjirit, një antibiotik natyral kundër mikrobeve

Tek qumështi i nënës është zbuluar një substancë antimikrobike, një lloj antibiotiku natyral, i cili mbron nga bakteret e rrezikshme dhe favorizon rritjen e mikroorganizmave të mirë në aparatin tretës të bebes. Zbulimi është bërë nga studiuesi Donald Leung, i National Jewish Health, dhe u publikua në revistën shkencore ‘Scientific Reports’.

Elementi në fjalë quhet ‘GML’, dhe qumështi i gjirit është në gjendje që të vrasë baktere si Staphylococcus aureus, Bacillus subtilis dhe Clostridium perfringens, gjë që qumështi i lopës dhe ai artificial nuk e bëjnë dot.

Ndër të tjera, ekspertët zbuluan se substanca është selektive, në dallim nga antibiotikët normal, nuk vret bakteret e mira, përkundrazi stimulon rritjen e tyre dhe jo më kot në barkun e foshnjave të rritur me qumësht gjiri, ka më shumë laktobacile, baktere të familjes së enterokokut dhe bifidobaktere. Jo vetëm kaq, por substanca ka një aksion antiinflamator.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top