Panorama.al/Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u zbulua në Tiranë ku në një banesë pranë bregut të lumit, 52-vjeçari Xherxh (Gjergj) Laçi mbante të ngujuar në banesë prej 6 vitesh, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.
Laçi, një radikalist fetar ushtronte dhunë sistematike ndaj familjarëve dhe nuk i linte ata të dilnin nga ambientet e shtëpisë.
News 24 raporton se kanë qenë familjarët e gruas ata që kanë denoncuar në polici rastin duke rrëfyer atë që ndodhte në banesën e 52-vjeçarit.Kur policia ka mbërritur në banesën e familjes Laçi, mësohet se gruaja iu ka kërkuar djemve, 15 dhe 17-vjeç të largohen pas e terrorizuar për atë që mund të ndodhte.
Më pas ajo u ka treguar policisë dhe armët të cilat 52-vjeçari i përdorte për t’i dhunuar për vite me radhë.

Ata jetonin në një shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor në kushte të mjerueshme, teksa kryefamiljari që sipas policisë ishte me prirje radikale i kishte izoluar dhe nga drita e diellit, duke i mbyllur dritaret për të mos parë jashtë.
Burimi/Panorama.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.