Lifestyle

January 29, 2018 | 14:14

Rajmonda Bulku për “Arkapia”: Kompromiset e aktorëve, mund të luash një rol edhe pse nuk të pëlqen

Shanset dhe mundësitë e pakta për të luajtur mund të “detyrojnë” një aktor për të bërë kompromis me veten për të pranuar një rol që realisht nuk i pëlqen.

rajmonda-bulkuRajmonda Bulku, aktore aktive në skenë që bashkon dy breza aktorësh, të rinjtë dhe ata që në njëfarë mënyrë janë duke lënë karrierën e tyre, e ftuar në emisionin “Arkapia” të Elsa Demos shprehet se mund të bësh edhe gjëra që nuk i pëlqen fare thjesht për të qenë në skenë.

Padyshim, mund ta bësh. Por është e vështirë sot. Edhe mund të mos e bësh sepse thua do të përpiqem ta bëj, do përshtatem. Apo nuk do ta bëj fare. Dhe kush është humbja pastaj? Kjo nuk është e keqja e aktorit, është nëse nuk nuhat regjisori që ka bërë gabim në kastin. Mund të bësh dhe gjëra që nuk të pëlqejnë fare për të bërë një vepër, për të qenë. Në psikikën tënde do të bësh një autosugjestion: Duhet të të pëlqejë ky rol dhe duhet ta bësh sepse po nuk e bërë nuk fiton asgjë. Nëse fiton pak para, fiton një gjë tjetër. Edhe regjisorë të mirë gabojnë, nuk gabon vetëm aktori. Për të thënë jo është shumë kollaj”.

arkapia

Pyetjes së gazetares, Elsa Demo, nëse ka pasur raste kur para një roli, apo shfaqjeje e ka humbur gjumin, oreksin, apo ndonjë shqetësim rreth kësaj natyre, aktorja e njohur i përgjigjet: “Gjumin e kam gjithmonë të hequr, vuaj nga pagjumësia e trashëguar nga mamaja ime. Por padyshim që ka, kur ka role që të kushtojnë në skenë, duan një vëmendje të madhe. Por më herët, tani nuk më ndodh më. Jam e qetë dhe goxha e lumtur, por mbetet gjithmonë në premierë”. Kjo situatë mesa duket i kushton edhe në mëngjeset e saj rutinore, kur shprehet se pagjumësia ndikon deri aty sa: “Mezi ngrihem në mëngjes, e lodhur. Ndoshta prandaj dukem sikur jam njeri pa humor. Kur je e pagjumë je pa nervoze,  ose e lodhur”.

https://www.youtube.com/watch?v=FYNkFHltd0o

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top