Marrëdhënie

March 2, 2016 | 8:46

Raporti baba-bijë

1Raporti baba-bijë është një raport shumë delikat, që mund të ndikojë në mënyrë përcaktuese personalitetin, karakterin dhe zgjedhjet e jetës së një gruaje.

Një raport që jemi përpjekur ta kuptojmë më mirë nëpërmjet psikologes dhe psikoterapeutes  Mariacandida Mazzilli.
 

 

Flitet shpesh (shumë shpejt pa e ditur se për çfarë flitet) për kompleksin e Edipit dhe për raportin mes djalit dhe mamasë. Më pak flitet për raportin e vajzës me babain. A mund të na ndihmoni të kuptojmë se ç’tip raporti krijohet mes babait dhe bijës?
Si djali dhe vajza deri rreth tre vjeç zhvillojnë një dashuri të fiksuar ndaj figurës së nënës. Sipas teorisë psikanalitike “kompleksi i Elektrës” është një fazë e mëpasme gjatë së cilës vajza, edhe pse e lidhur ende me nënën, tërhiqet nga figura e babait (në terma teknikë flitet për “dëshirën e pavetëdijshme për të pasur një fëmijë më babin). Në këtë moment lindin për vajzën e vogël ndjenjat e fajit të lidhura me dëshirën për ta pasur babain të gjithin për vete dhe për pasojë të nevojës për të krijuar një distancë nga mamaja ndaj të cilës ka ende varësi.
Është një fazë në të cilën është e rëndësishme që babai ta mirëpresë me ngrohtësi dhe me mirëkuptim kërkesën për ekskluzivitet të së bijës: nga ballafaqimi me respekt, aspektet e lojës dhe butësia, lind te fëmija ideja e se babai është një lloj princi i kaltër, një figurë e idealizuar, në hero i mirë, tek i cili gjen strehë për ta pasur si një udhërrëfyes. Vetëvlerësimi, respekti për veten, sensi i vlerave të vetes janë të kushtëzuara, për vajzën, pikërisht nga natyra e këtij ballafaqimi me burrin e parë të rëndësishëm të jetës. “Diversiteti” (fizik, karakterial, i rolit që ka) i babait në lidhje me nënën dhe vetë vajzën, shpërblen thellësisht sensin e unicitetit dhe të individualitetit.
Një funksion themelor i babait është mbështetja ndaj vajzëa në kapërcimin nga bota e mbrojtur e nënës dhe e familjes te konfliktet dhe vështirësitë e botës jashtë.
Mund të ndodhë përkundrazi që babai të mos e mirëpresë me simpati këtë përqendrim të vëmendjes të së bijës tek ai: dashuria e vajzës e shpërblen sepse i garanton pushtetin e tij mbi të, por nuk është në gjendje të kuptojë nevoja e saj reale as edhe nevojën për ta jetuar ekskluzivitetin e marrëdhënies.
Një baba që i minimizon ose përkundrazi bësh sikur të tilla nevoja  nuk ekzistojnë, bën që fëmija të ndihet i refuzuar pikërisht si person. E frustruar nga ky lëndim vajza kthehet të gjejë strehë të mamaja, por në këtë fazë mund të piqet një proces i zhvlerësimit të modelit mëmësor që te disa mund të shndërrohet në një refuzim të feminilitetit vetjak dhe në një kërkim të vazhdueshëm të vlerësimit nga ana e babait. Dhe atëherë këto gra do të kërkojnë të indentifikohen me babain, t’i përshtaten sjelljeve dhe vlerave të tij; një projekt i lodhshëm që sjell dorëheqjen nga aspektet e feminilitetit të vajzës që zhvlerëson personin.

Ndodh shpesh të dallojmë të partneri i një vajze apo gruaje tipare karakteriale, që të kujtojmë shumë babain e tyre. Është e thjeshtë të mendohet në këtë rast se ajo vajzë ose grua ka kërkuar babain tek ai partner. A është kështu? Dhe nëse po pse?
Një vajzë e lënduar nga raporti i saj me babain mund të tentojë të kërkojë partnerë “zëvendësues” të babait. Babai është figura e parë mashkullore në jetën e një fëmije dhe mënyra ndërvepruese me këtë figurë do të ndikojë pashmangshmërisht mënyrën se si ajo do të vihet në marrëdhënie më burrat kur të jetë e rritur. Një baba që për faj të tij nuk ka qenë në gjendje t’i ofrojë qetësi ekonomike familjes, një baba që pinte ose luante bixhoz, nxit turpin te një vajzë e cila do të priret t’i kompensojë përkëdheljet e babit duke u përpjekur ta gjejë vendin e tij triumfal.
Nga ana tjetër, një baba i papranishëm i largët, ose shumë i butë nuk arrin t’i transmetojë vajzës ndjenjën e duhur të kufijve, të vlerave dhe autoritetit.
Ka shumë baballarë “romantikë”, fëmijë të përjetshëm, jo konkretë që i shmangin konfliktet dhe përgjegjësitë, që e ndërtojnë jetën e tyre rreth idealeve shpirtërore, subjekteve krijuese por që nuk kanë shumë  durim që shndërrohen në fëmijë për gratë e tyre. Për butësinë e tyre i tërheqin vajzat. Në fakt, mungesa e autoritetit të këtyre baballarëve transmeton te vajzat pasiguri, vetëbesim të ulët, ankth dhe brishtësi. E megjithatë vajza mund të mbetet e dashuruar me këtë imazh romantik të babait aq sa të kërkojë një shok, të cilit i vesh vlera shpesh inekzistente dhe fryt i imagjinatës së saj. Këto gra ka shumë mundësi të ndërtojnë raporte varësie dhe frustruese, duke shkuar herët a vonë pashmangshëm drejt një zhgënjimi.
Në skajin e kundërt qëndrojnë baballarët autoritarë, edukimi i të cilëve është mbështetur mbi koncepte të tilla si detyra, bindja dhe racionaliteti, baballarë që largojnë dhe përqeshin cdo gjë që është spontane, kreative dhe sentimentale. Presin suksesin e vajzave, besnikërinë ndaj rregullave sociale dhe tradicionale, shohin me neveri cdo shenjë dobësie dhe diversiteti, dhe ndëshkojnë ashpër sjelljet e mundshme të mosbindjes. Ka vajza që përballë kësaj situate tentojnë të rebelojnë por akoma më shumë mbeten të burgosura në kafazet e baballarëve dhe jetojnë vazhdimisht në luftë me ta. Këto bëhen gra me korraca të rënda që i mbrojnë gjithnjë nga frika e të qenit të braktisura. E fshehin paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë, janë të orientuara mirë në sferën profesionale, eficiente garuese, dhe i shpërfillin aspektet spontane dhe krijuese të personalitetit. Ngurtësia dhe papërkulshmëria atësore i shtyn këto bija të jenë veçanërisht të ashpra me veten dhe me të tjerët. Vetëdijshëm janë në kërkim të një burri krejtësisht të ndryshëm (krijues, jokonvencional, spontan dhe të ndjeshëm), por shumë shpesh partneri që zgjedhin zbulon herët a vonë ngjashmëri të pashmangshme me babain.

Të tjera gra i nënshtrohen dëshirës së “babit autoritar” dhe me vështirësi janë në gjendje t’i shpëtojnë kushtëzimit dhe të bëjnë zgjedhjet e veta autentike. Raporti me mashkullin edhe në këtë rast është i vështirë dhe i mundimshëm: ka shumë të ngjarë që këto gra të lidhen me meshkuj të ngurtë dhe kërkjojnë që partneret e tyre të shndërrohen në prototipin e gruas që ai pret. Gratë duke u përpjekur të rezistojnë, fillojnë të recitojnë vjershën e viktimës së pafajshme, të dobët dhe pasive.

A mundet që figura e babit të interferojë negativisht edhe në raportin në cift?
Shumë gra e frenojnë dhimbjen që iu lë lëndimi nga babai. Janë gra të zemëruar por zemërimi i tyre nuk është konstruktiv. Duke mos shkuar deri në fund shkatërron dhe bllokon qenien e tyre të vërtetë dhe kreativitetin. Shumë gra kanë frikë ta shprehin zemërimin në mënyrë të shëndetshme, e gjykojnë të rrezikshme dhe për pasojë emocioni spostohet në valvula të tjera shfryrjeje, për shembull te trupi: hanë me tepri, kanë dhimbje të vazhdueshme koke ose shpine dhe ndjesinë e vazhdueshme te lodhjes.
Mund të jetohet me zemërim edhe kërkimi i vazhdueshëm për të joshur një burrë. Gjithashtu zemërimi manifestohet në formën e ndjenjës së ngurtë e detyrës në punë ose në detyrat shtëpiake. Edhe një qëndrim i vazhdueshëm prej viktime, mund të fshehë një zemërim të furishëm. Ka gra që për shkak të një zemërimi të fshehur tregohen të dashura kundrejt të tjerëve, u kushtohen, anullojnë angazhimet vetjake, modifikojnë oraret duke ndrydhur nevojat e tyre sistematikisht duke hequr dorë nga një kontakt i thellë me vetveten. Nëse raporti me babin është karakterizuar nga një pakënaqësi e thellë është e thjeshtë që kjo ndjenjë të manifestohet edhe në raportin me partnerin.
Cfarë bëjne: kritikojnë dhe shpërfillin partnerin apriori duke fshire cdo formë afërsie me të: të shushatura nga ndjesia e zhgënjimit dhe e braktisjes nga figura e bababit, të pavetëdijshme për inatin e tyre, frenojnë butësinë dhe pëlqimin e intimitetit. Të mësosh të hysh në kontakt me inatin dhe për ta njohur mund t’i ndihmojë këto gra të pranojnë emocionet edhe më të fortat, emotivitetine  tyre dhe për ta shprehur lirshëm sensualitetin.
Është e rëndësishme te merret energji nga zemërimi vetjak, të drejtohet për nga ana më pak shkatërruese e tij për të mos u zotëruar prej tij: duhet shumë durim dhe sidomos duhet pritur që të krijohet koha e përshtatshme. Është themelore të mësohet të ndahet zemërimi i vjetër që rrjedh nga raporti me babain nga zemërimi i momentit. Vajza e lënduar e ka mundësinë ta çlirojë dhe transformojë zemërimin e vet, duke i hapur rrugë kreativitetit, duke u dhënë fund mllefeve me babain dhe pse jo të provojë të investojë një raport dashurie të bazuar mbi respektin dhe besimin reciprok.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top