Këshilla & Arsye

May 12, 2016 | 9:04

Raporti me moshën/ Disa shtysa për refleksion nga psikologu

TË DISH TË TRANSFORMOHESH

Pranoni ndryshimin e formës, siç është e natyrshme të jetë. Është mendja juaj në radhë të parë, që duhet të pranojë ndryshimet. Në të kundërt do të krahasoni imazhin e paoksidueshëm me atë aktual. Përpiquni pra të jini elastikë. Për filozofin kinez Lao Tsu, vetëm kush nuk është në gjendje të transformohet, i afrohet vdekjes.

SHKATËRRONI SKEMAT

Pablo Neruda shkruan: “Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur çdo ditë të njëjtat gjëra, kush nuk ndryshon modelin, kush nuk rrezikon dhe ndryshon ngjyrat e veshjeve…”. Shkatërrojini pra skemat, dilni nga kafazi i zakonit, nga imazhi stereotip që keni krijuar për veten tuaj. Provoni t’i kundërviheni duke filluar nga gjërat e vogla. Ndryshoni mënyrën e veshjes, ngjyrat që deri më tash nuk ju kanë pëlqyer, rrugën për në punë, pozicionin në tavolinë…

RIZBULOJENI FËMIJËN

Çpluhuroseni aftësinë për ta jetuar jetën me entuziazmin dhe habinë e fëmijës që është brenda jush dhe që nuk është fshirë në mënyrë përfundimtare nga i rrituri. E tregojnë të urtët: plaken mirë ata që dinë gjithnjë të zgjedhin atë që është unike, nga fuqia e trupit në rini në fuqinë e një ndërgjegjeje të zhvilluar në pleqëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top