Marrëdhënie

May 4, 2017 | 10:27

Raporti nuse-vjehrrë Zonja Tefta rrëfen sekretin

Zonja Tefta është një emër dhe imazh i njohur për të gjithë shqiptarët, të cilën e shohin çdo ditë në rubrikën e saj të gatimit. Por e dini se cila është nusja e djalit të saj?! Është Greiss Petriviç, modelja e njohur dhe themeluesja e kompanisë “Grace Models”. Vjehrrë dhe nuse kanë qenë dje të ftuara në programin e Rudinës ku ka rrëfyer mjaft detaje për raportin e tyre.

1

“Që ditën e parë që e kam njohur, më mahniti me pamjen e saj. Ishte një takim rastësor. Unë kaloja në rrugë dhe shoh edhe këta të dy. Sigurisht, djali ma prezantoi, por për momentin ndenja si e shastisur. Kur vjen Iliri në shtëpi dhe më pyet si m’u duk Greissi, i thashë: “Nuk kam fjalë, e ke zgjedhur si duhet…”, kanë qenë fjalët e Teftës për nusen.

Tefta dhe Greiss kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku. Ajo ka vlerësuar shpirtin e bukur të nuses së saj, ndërkohë Greiss tregon se raporti i tyre ka qenë i hapur që në fillim dhe një nga sekretet e marrëdhënies së tyre të mirë është komunikimi. 

Greiss ka katër vite që jeton në familjen e bashkëshortit të saj, Ilirit.Ajo vlerëson rolin e Teftës, por edhe të bashkëshortit të saj për të pasur një raport të shëndoshë në familjen e tyre të madhe.

“Kur Iliri më tha që jetoj me nënën time, për mua nuk ishte aspak problem, përkundrazi. Unë nuk jam rritur në familjen time me frymën se vjehrra është ‘obobo’, madje është kënaqësi të jetosh me të”, thotë Greiss duke shtuar se atë dhe Teftën e lidhin edhe shumë gjëra të përbashkëta, aq sa shpeshherë bëjnë edhe kunatën xheloze.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top