Në fokus

February 24, 2017 | 14:47

Raporti shqetësues i OBSH: Më shumë se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni

Më shumë se 300 milionë njerëz ose më shumë se 4 % e popullsisë globale kanë përjetuar depresion në vitin 2015, sipas vlerësimeve të reja globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

2

Vlerësimet e globale shëndetësore mbi depresionin dhe çrregullime të tjera të zakonshme mendore japin detaje mbi përhapjen e depresionit dhe ankthit, dhe problemeve shëndetësore si pasojë e këtyre çrregullimeve, në nivel global dhe rajonal.

Numri i njerëzve që jetojnë me depresion është në rritje me 18 për qind mes viteve 2005- 2015. Kjo si rezultat i rritjes së përgjithshme të popullatës globale, si dhe një rritje në numrin e njerëzve të mbijetuar të moshës në të cilën depresioni është më i zakonshëm.

Gati gjysma e njerëzve që jetojnë me depresion jetojnë në Azinë Jug-Lindore dhe Paqësorin Perëndimor.

OBSH tha se nivelet e ulëta të njohjes dhe aksesit për t’u kujdesur për depresionin dhe ankthin çojnë në një humbje të vlerësuar globale ekonomike të një trilion dollarësh amerikanë çdo vit.

Raporti gjeti se normat e prevalencës për depresion arrijnë kulmin në moshën 55-74 vjeç. Ndërkohë, femrat janë 1.5 herë më shumë të rrezikuara sesa meshkujt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top