Lifestyle

March 30, 2019 | 8:18

Rast i rrallë, nëna e re lind dy herë brenda muajit, sjell në jetë dy binjakë pak ditë pasi kishte lindur një fëmijë

Një grua në Bangladesh ka lindur binjakë pothuajse një muaj pas lindjes së foshnjës së parë, e cila erdhi në jetë përmes një lindjeje natyrale. Mirëpo ajo që doktorët nuk kishin vënë re ishte që gruaja kishte dy mitra dhe ishte shtatzënë njëkohësisht në të dyja.

Arifa Sultana, 20 vjeç, lindi një fëmijë në fund të shkurtit, por 26 ditë më vonë shkoi me urgjencë në spital pasi kishte ndjerë dhimbje të fortë në bark. Në këtë moment mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë në mitrën e dytë dhe përmes një lindjeje me ndërhyrje cezariane, ajo solli në jetë dy binjakë, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Zonja Sultana, e cila është nga një fshat rural, lindi fëmijën e saj të parë në një spital në Khulna. 26 ditë më vonë, ajo u ankua për dhimbje stomaku dhe shkoi në spitalin Ad-din në lagjen Jessore, më 21 mars.

“Kur pacientja erdhi, kryem një vizitë me ultratinguj dhe zbuluam një shtatzëni të dytë”, tha Dr. Sheila Poddar për BBC.

“Ne u tronditëm dhe u habitëm, nuk kam parë asnjëherë diçka si kjo, 20-vjeçarja dhe të sapolindurit e saj u larguan nga spitali 4 ditë më vonë. Të gjithë fëmijët janë të shëndetshëm, jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë”, tha Dr. Poddar.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top