Në fokus

May 23, 2019 | 8:20

Rast klinik: Historia e Marias, vajzës që iu desh të mësonte shpejt të bënte të rriturën

 

Ishe vetëm një fëmijë, por u rrite dhe u maturove më herët se sa pritej. Edhe pse trupi yt ishte i vogël dhe ende po zhvillohej, kishe një të rritur të vogël brenda vetes që dinte shumë më tepër se sa mund të mendonin prindërit.

bambina-violenza-4

Një rast klinik, historia e Marisë

Është Maria, një vajzë e vogël që iu desh të përballej me vuajtjen emocionale që fëmijë. Ajo jetoi dhe duroi përvojat e të rriturve. U shty për të marrë përgjegjësi që, në moshën e saj, nuk duhej t’i kishte pasur. Në moshën 5-vjeçare, ajo duhej të mësonte të maskonte emocionet e saj dhe ta gjente forcën kudo. Maria ishte një fëmijë i plagosur, një fëmijë me një shpirt të thyer. Të gjitha për shkak të një sërë rrethanash që ajo kishte për t’u përballur në një moshë të re.

Prindërit e saj nuk kishin një marrëdhënie të lumtur dhe Maria e gjeti veten teksa i duhet të dëgjonte të gjitha diskutimet e tyre, për të parë se sa të papërballueshme ishin grindjet e tyre. Fati i saj i keq? Të jesh më përgjegjës, alibia e përsosur për të ndihmuar nënën me vëllain e saj 3-vjeçar.

Maria nuk kishte kohë të ishte fëmijë. Ajo nuk mund të luante me kukulla apo vajza të moshës së saj; ishte shumë e zënë për të bërë gjithçka që nëna e saj ia kërkonte, apo më keq, të mbante mbi shpatulla fajin se pse nuk ishte ajo që nëna e saj dëshironte.

Po, sepse kur je i vogël, nuk ke pjekurinë e duhur për të kuptuar se janë prindërit që bëjnë sjellje të gabuara dhe fëmija përfundon duke u bindur se është ai që nuk është i denjë dhe nuk e meriton dashurinë e prindërve, sepse nuk mund ta bëjë nënën të lumtur.

dire-no-aiuta-a-crescere-950x545

Maria ka një plagë që djeg

Plagët e brendshme janë më shkatërruese, sepse nuk shihen… sepse janë të padukshme në sytë e botës, sepse janë të padukshme në sytë e botës së fëmijës: prindërit!

Në rastin e Marisë, si në rastin e shumë të rriturve të vegjël, prindërit mendojnë se çdo fëmijë qëndron i mbyllur në botën e tij për të jetuar momentin. Prindërit mendojnë se çdo fëmijë mund të harrojë shpejt çdo gjë që ndodh, ose më keq, disa prindër mendojnë se fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë.

Për fat të keq e kundërta është e vërtetë. Fëmijët, në mënyrën e tyre, kuptojnë dhe përthithin gjithçka: urrejtjen, vuajtjen dhe kontrastet familjare.

Maria, ashtu si fëmijët e tjerë që kanë përjetuar gjendjen e saj, e dinë mirë se çdo gjë që jeton, i shtrëngon shpirtin… ajo që nuk di, është se nëse tani pasojat nuk shfaqen vetë, e rritur jeta do ta përballë me llogari, dhe do të jetë një faturë e lartë për t’u paguar, në proporcion me gabimet e bëra nga prindërit e saj!

Maria ishte një fëmijë me një plagë djegëse, një plagë e fshehur dhe e vështirë për t’u shëruar.

Një fëmijë nuk i ka mjetet e duhura për të jetuar në mesin e konflikteve familjare, mes përkeqësimeve prindërore dhe midis ndryshimeve të gatishmërisë së nënës së saj. Një vajzë e vogël është fillestare në këtë lojë të çuditshme të jetës!

Ndonjëherë Maria qante. Po, por e bënte atë kur ishte vetëm në shtrat, në errësirë, dhe nuk qante për kapricio, por sepse duhej të merrej me diçka më të madhe se ajo, më e madhe se çdo njeri i rritur: frustrimin.

Gjendja e pafuqisë së Marisë u shkaktua nga sjellja e papajtueshme dhe konfliktuoze e prindërve. Maria mësoi shpejt të ndihej bosh dhe të kuptonte se në atë botë nuk kishte asnjë që mund ta mbështeste apo ta kuptonte.

Në moshën e Marisë, prindërit në përgjithësi japin rregulla, thonë se çfarë mund dhe nuk mund të bëhet. Prindërit e Marisë përfunduan duke bërë atë që u thanë fëmijëve të mos bënin. “Maria mos bërtit!” Dhe gjatë zënkave, prindërit në mënyrë të përpiktë ngrinin zërin e tyre. “Maria, mos e ofendo vëllain tuaj!” Dhe prindërit, në mënyrë të përsëritur ofendonin… Kjo është gjithashtu diçka që gjeneron konfuzion te fëmijët, por në fëmijërinë e Marias ishte problemi i fundit.

ok

Veshja e rritur, veshur nga një fëmijë, ndihmon të kalosh goditjen

Koha kalonte, Maria u rrit, por gjërat nuk ndryshuan as për ditëlindjen e saj të tetë … jeta e saj ishte ende plot papajtueshmëri dhe dhimbje. Prindërit vazhdonin ta injoronin dhe t’i mohonin nevojat e Maria së vogël, që, për t’u përshtatur me situatën, së shpejti duhej të merrte rolin e një të rrituri. Maria menjëherë tregoi durim dhe integritet, ajo nuk bërtiste, nuk shqetësohej dhe nuk kishte teka.

Maria shihte me trishtim se çfarë po ndodhte rreth saj, trishtimi i saj i heshtur shpejt dha dorëheqje. Maria e dinte se nuk mund të bënte asgjë, sepse askush nuk mund ta ndihmonte ose ta kuptonte. Askush nuk mund ta shihte dhimbjen e saj që, me kalimin e viteve, filloi të mendonte se ishte edhe e pajustifikuar … por dhimbja ishte, dhe ishte e vërtetë.

Çdo ditë Maria simulonte mirëqenien, e bënte atë për familjen. Në shkollë, mësuesit filluan të kuptonin se diçka nuk shkonte me jetën e fëmijës. Mësuesit vendosën të bënin një bashkëbisedim me prindërit. Ata sugjeruan një mbështetje psikologjike për Marian e vogël, duke raportuar se në klasë shfaqte vështirësi. Prindërit nuk menduan dy herë: mësueset nuk kuptuan asgjë. Maria ishte e mirë për to! Çdo pasiguri e vogël e shfaqur, ose nuk ekzistonte, ose, kur ishte e dukshme, do të ishte “përshtatur me rritjen”.

Një prind duhet të bëjë diçka për një fëmijë në vështirësi, atëherë, përse arrin me mjeshtëri arrin ta tregojë veten të verbër ndaj vuajtjeve të caktuara?

Një prind, duke pranuar një shqetësim psikologjik tek fëmija e tyre, duhet të pyesë veprimet e veta. Ai duhet të pranojë gabimet, duhet të kuptojë se në disa detyra ka dështuar… Është më e lehtë të mohosh gjithçka se sa të vësh në pyetje veten.

Udhëkryqi: nga vetëdija në obskurantizëm

Ashtu si Maria, të gjithë fëmijët që kishin një fëmijëri të vështirë, duke u rritur, e gjetën veten – pak a shumë të panjohur – në një udhëkryq.

Nga njëra anë është rruga e faljes, ndërgjegjësimit, përvojave korrigjuese emocionale. Nga ana tjetër ekziston rruga e modeleve të sjelljes së pavetëdijshme, besimeve dhe mekanizmave jofunksionale që përjetësohen pa fund.

Është e vërtetë, mungesa e diçkaje në fëmijëri mund të shndërrohet në një zbrazëti emocionale që si të rritur do të jetë e pamundur të plotësohet.

Kush zgjedh rrugën e parë (atë të faljes dhe vetëdijes) pranon ekzistencën e atij boshllëku dhe kuptojnë se tani është pjesë e së kaluarës dhe se e tashmja mund të formësohet me perspektiva të reja. Ata që zgjedhin rrugën e dytë, përpiqen me çdo kusht që ta mbushin këtë zbrazëti, duke mbledhur vetëm dështimet. Rruga e dytë përbëhet nga varësia emocionale, tiparet narcisistike, ndërgjegjësimi dhe mungesa e realizimit.

Përvojat, të mira apo të këqija, gjithmonë kanë një qëllim: rrugën e ndërgjegjësimit

Ndërsa Maria ishte një fëmijë i plagosur fshehur nën një pamje të rritur, të gjitha problemet që ajo mund të hasë në të ardhmen do të bëhen përvoja me të cilat do të rritet. Maria do të rritet, do të mësojë dhe do të bëhet një e rritur e aftë për të transformuar dhimbjen në diçka të mirë dhe pozitive, që do ta ndihmojë atë të lëvizë përpara.

Ajo do të fitojë me elasticitet, do të mësojë vlerën e të kuptuarit se si të shprehë dhe të identifikojë emocionet, do të jetë në gjendje t’i menaxhojë ato dhe mbi të gjitha, do të mësojë të falë. Ajo do t’i falë prindërit e saj pse nuk ishin në gjendje të bënin më mirë dhe të falë veten për ndjenjën e fajit dhe jo të denjë për dashuri, pa qenë ndonjëherë me të vërtetë.

Kur Maria ta kuptojë këtë, plaga që gjendet brenda saj do të fillojë të shërohet vetë, duke formuar një mbresë që me kalimin e kohës do të mësojë të shikojë me guxim.

Natyrisht, do ta kuptojë vuajtjen përsëri dhe ndoshta do të shfaqen plagë të reja që do të rihapin atë që dukej tashmë e shëruar. Por Maria nuk duhet të ketë frikë! Fëmija i plagosur i së kaluarës mund të bëhet një i rritur shumë i fortë, i aftë për t’i dhënë vlerë buzëqeshjeve, përreth vetes me njerëz pozitivë dhe për të vlerësuar plotësisht kohërat e mira.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: psicoadvisor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top