Këshilla & Arsye

July 3, 2019 | 9:47

Rastet kur lodhja lidhet me probleme të shëndetit…

Të gjithë ne ndihemi herë pas here tepër të lodhur ose të mbingarkuar. Raste të tilla të lodhjes së përkohshme zakonisht kanë një shkak të identifikueshëm dhe trajtohen lehtësisht. Lodhja e vazhdueshme, rraskapitja, nga ana tjetër, zgjat më shumë dhe duket sikur nuk lehtësohet vetëm duke pushuar.

Është një gjendje gati e vazhdueshme lodhjeje që zhvillohet me kalimin e kohës dhe ul nivelet e energjisë, motivimin dhe përqendrimin. Lodhja në këtë nivel ndikon edhe në mirëqenien emocionale dhe psikologjike.

Faktorët e mënyrës së jetesës

Lodhja mund të lidhet me:

  • Përdorimin e alkoolit ose drogës
  • Aktivitetin e tepërt fizik
  • Mungesën e aktivitetit fizik
  • Mungesën e gjumit
  • Medikamente, të tilla si ilaçet e kollitjes
  • Kequshqyerja

Gjendjet shëndetësore

Gjendja e vazhdueshme e lodhjes, plogështisë apo dobësisë mund të jetë  shenjë e një problemi shëndetësisë, efekti anësor i ilaçeve ose terapive të përdorura për ta trajtuar atë, si:

  • Dështimi akut i mëlçisë
  • Anemia
  • Çrregullimet e ankthit
  • Kanceri
  • Sindroma e lodhjes kronike
  • Infeksioni kronik ose inflamacioni
  • Sëmundje kronike e veshkave
  • Tronditje
  • Depresioni (çrregullimi i madh depresiv)
  • Diabet
  • Emfizemë
  • Fibromialgjia
  • Sëmundjet e zemrës
  • Hipertiroidizmi (tiroidi tepër aktiv)
  • Hipotireoza (tiroidi joaktiv)
  • Sindroma e zorrës së irrituar
  • Medikamente dhe trajtime, të tilla si kimioterapia, terapia me rreze, ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, ilaçe të zemrës dhe ilaçet kundër depresionit
  • Skleroza e shumëfishtë
  • Stresi
  • Trauma

Merrni ndihmë emergjente nëse lodhja lidhet me një problem të shëndetit mendor dhe simptomat tuaja përfshijnë:

– Mendime për të dëmtuar veten ose për vetëvrasje

– Merakun që mund të dëmtoni dikë tjetër

Gjithashtu konsultohuni me mjekun nëse lodhja shoqërohet me:

-Dhimbje gjoksi

-Probleme më frymëmarrje

-Rrahje zemre e parregullt ose e shpejtë

-Dhimbje të rënda të barkut ose legenit

Lini një takim me mjekun nëse lodhja ka vazhduar për dy ose më shumë javë pavarësisht nga përpjekjet për të pushuar, për të lehtësuar stresin, për të zgjedhur një dietë të shëndetshme dhe për të pirë shumë lëngje.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top