Mirëqenie

March 29, 2018 | 15:16

Rasti i jashtëzakonshëm që lidh higjienën dentare, zemrën dhe gjymtyrët në një diagnozë

Gjithçka filloi me një vijë të kuqe në pëllëmbë të dorës. Por në javët që pasuan, ky problem i padëmshëm u shndërrua në një rast shumë të rrallë.

Një burrë, 27 vjeç, ishte paraqitur te mjekët disa javë pas paraqitjes së një shenje të çuditshme, të kuqe në pëllëmbë. Në dorën e tij formohej një formë e pjerrët, një lloj pllake që nuk siguronte asgjë. Përveç kësaj ai ankohej për një dhimbje në bark, e cila fillimisht nuk dukej që të kishte lidhje direkte me këtë.

Mjekët filluan ta konsideronin atë si një problem unik kur vunë re se gunga pulsonte në të njëjtin ritëm me zemrën. Pas kësaj ata zbuluan se kjo gungë ishte një aneurizëm. Një shenjë aneurizmi e një problemi të zemrës potencialisht e rrezikshme për jetën me një origjinë shumë të veçantë.

Përveç koagulimit dhe dhimbjes në abdomen, në gjashtë javë para operacionit kirurgjik që e shpëtoi, pacienti kishte ethe, djersitje natën dhe pak oreks, deri në pikën sa kumi më shumë se 12 kg. Falë një ekzaminimi me ultratinguj, mjekët në një institut të Clevelandit kishin zbuluar një masë të infektuar në valvulën e aortës. Për më shumë infeksion me bakterin streptokok.

Si mund të ndodhë kjo? Hipoteza e mjekëve është se burri, kishte një higjienë jo të mirë orale dhe ka rënë në kontrakt me streptokokun pas një vizite tek dentisti. Streptokoku hyri në gjak dhe arriti në zemër. Në fakt diagnoza është: endokardit bakterial.

Fati i këtij pacienti ishte fakti që arriti ta shihte këtë gjë, falë shpërthimit në dorë. Pikërisht në këtë pikë venat janë fryrë për shkak të infeksionit të vazhdueshëm në trup. E gjitha kjo u përkeqësua nga një keqformim kongjenital që ai kishte për shkak të valvulës aortale, e cila ishte me dy maja në vend të tre.

Tani pacienti po trajtohet me antibiotikë, pas heqjes së masës në dorën e tij. Ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve: zëvendësimi i valvulës aortale dhe heqja e aneurizmit në dorë.

Një rast i jashtëzakonshëm që lidh higjienën dentare, zemrën dhe gjymtyrët në një diagnozë të vetme.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://it.notizie.yahoo.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top