Në fokus

February 26, 2020 | 11:06

Rasti i parë në botë, terapia eksperimentale rezulton efektive në kurimin e fëmijës me leucemi

Një fëmijë me leucemi akute, i cili ishte në kujdesin intensiv për shkak të efekteve anësore të Car-T, u trajtua nga Spitali Bambino Gesù në Romë me një terapi të quajtur Apheresis, e cila rezultoi mjaft efektive.

Është rasti i parë në botë në të cilin kjo teknikë e pastrimit të gjakut të pacientëve (e quajtur Apheresis) arriti të kundërveprojë me efektet anësore inflamatore dhe potencialisht vdekjeprurëse të terapisë Car-T për trajtimin e kancereve të gjakut. Studimi i Opbg u botua në Critical Care Explorations.

Një filtër i veçantë për pastrimin e gjakut (CytoSorb) përdoret së bashku me imunoterapinë me qelizat Car-T, i cili konsiston në manipulimin gjenetik të qelizave të sistemit imunitar, limfocitet, për t’i bërë ato të afta për të njohur dhe sulmuar tumorin. Qëllimi është që të përmbahen komplikimet e kësaj terapie, duke pasur parasysh kufirin në luftën kundër kancereve të gjakut.

Pacienti i vogël, që vuante nga një formë e rëndë e leucemisë akute, ishte trajtuar nga ekipi i Kujdesit Intensiv Pediatrik dhe Onkomematologjisë.  Leucemia akute paraqet formën më të zakonshme në moshën pediatrike: ka rreth 400 raste të reja në vit në nivel kombëtar dhe deri më sot, kjo sindromë serioze është trajtuar me ilaçe që jo gjithmonë arrijnë të kontrollojnë gjendjen inflamatore, përveç dëmtimit të sistemit imunitar dhe rritjes së rrezikut për infeksione serioze.

Ekipi i Bambin Gesù, vendosi që për këtë rast serioz, t’i drejtohet terapisë aferetike, me qëllim pastrimin e gjakut të pacientit pa kompromentuar sistemin imunitar. Studimi vërteton se pacienti u shpëtua dhe pas 15 ditësh doli nga kujdesi intensiv.

 

 

Burimi / https://www.sostenitori.info/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top