Anjali Kumari është shtatë vjeç dhe vëllai i saj, Keshav Kumar, është vetëm 18 muajsh, por lëkura e tyre ëshë e rrudhur. Dy fëmijët nga India vuajnë nga një sëmundje e rrallë “Progeria”, një çrregullim gjenetik që shkakton rrudhosjen e trupit në një normë shumë më shpejt se normalja.
Anjali dhe Keshav jetojnë në Ranchi, Jharkhand, me babanë e tyre, Shatrughan Rajak, 40 vjeç, dhe nënën Rinki Devi, 35-vjeç.
Fëmijët që duken si të vjetër ngacmohen nga të tjerët.
Anjali tha për MailOnline: “Unë e di që jam i ndryshëm nga bashkëmmoshatarët e mi. Unë kam një lloj të ndryshme të fytyrës, një trup tjetër, çdo gjë tjetër. Unë kam një fytyrë të fryrë, ndërsa pjesa tjetër e botës duket normale. Njerëzit gjithmonë më ngulin sytë në mua dhe më fyejnë“, thotë ai
Prindërit e tyre dëshpërimisht shpresojnë për një kurë, por mjekët në Indi u kanë thënë atyre se shpresa e vetme është që të kërkojnë ndihmë mjekësore jashtë vendit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.