Aktualitet

January 16, 2023 | 9:00

R’Bonney Gabriel shpallet më e bukura e botës: “Mosha nuk duhet të jetë një përcaktuese për ne gratë”

R’Bonney Gabriel, Miss SHBA, u kurorëzua si “më e bukura në botë”. Ajo punon si stiliste dhe u mëson grave që janë viktima të dhunës se si të qepin.

R’Bonney Gabriel nga Shtetet e Bashkuara u kurorëzua Miss Universe në Edicionin e 71. Njëzet e tetë vjeçarja, me origjinë nga Hjustoni, Gabriel punon si modele, stiliste dhe mësuese rrobaqepëse, ku përmes profesionit ajo ndihmon gratë viktima të dhunës të dalin nga situatat e vështira.

“Unë u jap mësime qepje grave që i kanë mbijetuar trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës. Dhe e them këtë sepse është kaq e rëndësishme të investosh te të tjerët, të investosh në komunitetin tonë .”

Gjatë konkursit, konkurrentja amerikane foli për tabunë e moshës të grave. Gabriel hyri në garë në moshën 28 vjeç, e cila është mosha maksimale për të marrë pjesë.

 ” Unë do të doja të shihja një rritje në moshën e konkursit sepse jam 28 vjeç, mosha më e vjetër për të konkurruar. Dhe mendoj se kjo është një gjë e bukur. Si grua, besoj se mosha nuk na përcakton neve. Nuk është nesër, nuk është dje, por është tani. Koha është tani .”

Miss Universe e re është gruaja e parë filipino-amerikane që fiton kurorën e Miss USA.

Konkursi më i famshëm i bukurisë në botë u mbajt të shtunën më 14 janar në New Orleans, Luiziana, ku morën pjesë 84 gra nga po aq vende. Për herë të parë konkursi u organizua nga pronësia e re, JKN Global Group PCL, e manjatit trans dhe aktivistes Anne Jakkaphong . Shqipëria në garë u përfaqësua në mënyrë dinjitoze nga Deta Kokomani, 21 vjeçarja nga Durrësi.

 

 

 

 

 

 

Përgatiti K.M/ Burimi Fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top