Për ata që preken nga gerontofobia, vihet re një rezistencë e pajustifikueshme si në mendime, por edhe në veprime ndaj një procesi natyral të jetës siç është procesi i plakjes. Kjo rezistencë shfaqet në forma të ndryshme si:
-Abuzimi me kirurgjinë plastike në shumë tipare trupore, në mënyrë që të mbulojë shenjat e plakjes
-Përdorimi i ngjyrave të ekzagjeruara në flokë
-Sjellje për t’u dukur të rinj si: mënyra e të qeshurit, të ecurit, e folura dhe zëri
-Mendime irracionale si: jeta është e padrejtë dhe e shohin të kaluarën me keqardhje.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.