Lifestyle

November 23, 2016 | 10:46

Reagimi i nënës kur mëson se ka lindur djalë, ndërkohë që priste vajzë

Kim Guiley dhe bashkëshorti i saj Travis, gjithmonë kanë dashur të kenë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Kështu, pasi u lindi vajza Hazel në vitin 2013, ata shpresonin që shtatzënia e dytë do të sillte një djalë, por ja që nuk ishte kështu. Pasi e mësuan (në javët e para të shtatzënisë) gjininë e fëmijës, ata vendosën që të mos bindeshin për të dytën apo të tretën herë, por të prisnin derisa bebi ta prezantonte vetë veten, kur të përshëndeste botën. Pasi kaluan 9 muaj me bindjen se do të gëzoheshin me një vajzë të dytë, në jetë erdhi një bebe djalë.

Fotografja e Kim, Susannah Gill, ka kapur pikërisht këtë moment kur Kim dhe Travis mësuan se u erdhi në jetë një djalë, ndaj edhe fotoja e parë e Theo-s është kaq e mrekullueshme. Kim e postoi foton në Instagram pak kohë më vonë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ajo u bë virale në rrjetet sociale.

1

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top