Këshilla & Arsye

January 16, 2017 | 11:36

Reagimi i rritur ndaj stresit tek fëmijët me autizëm i lidhur me çrregullime gastrointestinale

Një në 45 fëmijë amerikanë jeton me çrregullim të spektrit të autizmit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shumë nga këta fëmijë gjithashtu kanë çrregullime të rëndësishme gastrointestinale, por shkaku i këtyre shenjave është i panjohur. Tani, hulumtuesit nga Universiteti i Missouri sugjerojnë se çrregullimet gastrointestinale në këto individë me autizëm mund të jenë të lidhura me një reagim në rritje ndaj stresit. Kjo është një gjetje, që hulumtuesit shpresojnë se mund të çojë në mundësi më të mira për trajtimin e këtyre pacientëve.

1

“Ne e dimë se është e zakonshme për individët me autizëm që të ketë një reagim më të fortë ndaj stresit, dhe disa prej këtyre pacientëve duket se përjetojnë kapsllëk të shpeshtë, dhimbje barku apo çrregullime  të tjera gastrointestinale”, thoën studiuesit.

120 individë me autizëm ishin pjesë e studimit. Prindërit plotësuan një pyetësor për të vlerësuarshenjat gastrointestinale të fëmijëve të tyre, ku 51 pacientë rezultuan me çrregullime gastrointestinale, ndërsa 69 nuk shfaqën shenja të tilla.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top