Lifestyle

February 12, 2020 | 10:38

Realiteti virtual i mundësoi nënës takimin për herë të fundit me vajzën e ndarë nga jeta

Asnjë prind nuk mund ta pranoj ndarjen nga jeta të një fëmijë dhe kur kjo ndodh, zemra e tyre thyhet në aq shumë copa të vogla, saqë asgjë nuk mund ta kthejë atë si më parë.

Kjo është ajo që ka përjetuar Jang Ji-sung, një nënë nga Korea e Jugut, e cila duhej t’i thoshte lamtumirë vajzës së saj të vogël që në moshën 7 vjeç. Sëmundja e pashërueshme e Nayeon të vogël ka shënuar përgjithmonë jetën e saj duke i mohuar nënën së saj mundësinë për të parë vajzën e saj të rritet.

Jang e shkatërruar nga dhimbja është pajtuar me një realitet që nuk ja uron asnjë prindi, atë të vazhdimit të jetës së saj pa vajzën. Sidoqoftë, një ditë ndodhi një mrekulli e vogël dhe, edhe pse për një moment, nëna ishte në gjendje të përqafonte vajzën e saj. Kjo nuk ndodhi në ëndrra, jo, por në një realitet virtual që vë nënë e bijë në kontakt për një përqafim të gjatë dhe emocionues. Dokumentari i takimit, i transmetuar në një rrjet Korean, tregoi momentin në të cilin Jang dhe Nayeon panë njëra-tjetrën, u prekën dhe u përqafuan virtualisht.

Falë një kufje VR, Nayeon u materializua para nënës së saj dhe qëndroi me të për një ditë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të jetës së saj. Momente të paharrueshme për Jang, e cila ishte në gjendje të shihte përsëri vajzën e saj të buzëqeshte, të luante dhe të vraponte.

Një moment i jashtëzakonshëm që të lë pa frymë, ai i përqafimit të fundit midis nënës dhe vajzës që mbase një ditë do të takohen përsëri në një botë tjetër. Por për momentin Nayeon nuk është më atje dhe nëna e saj nuk ka zgjidhje tjetër përveçse kësaj përshëndetjeje të fundit virtuale.

Në këtë kuptim teknologjia ka lejuar që një nënë të përqafojë vajzën e saj për herë të fundit, por ka theksuar edhe hapjen e skenarëve të rinj të mundshëm dhe të pashpjeguar që duhet të trajtohen në mënyrë shumë delikate. Duke qenë emocionuese, intensive dhe me sa duket një dhimbje që nuk do të venitet kurrë, ne pyetemi se si udhëtimi virtual ndikon në procesin e zisë. A mundet që përshëndetja për herë të fundit e një personi i ndihmon njerëzit të jenë më mirë pas vdekjes së dikujt?

Ndoshta një lamtumirë e fundit për të dashurin tuaj mund të krijojë një qoshe të vogël lumturie në zemrën tuaj që ju ndihmon të mbushni një zbrazëti të madhe të lënë nga ajo humbje e jashtëzakonshme.

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top