Rreth moshës 9 vjeç stërvitja e trurit me “brain games” funksionon dhe aftësitë e arsyetimit dhe të zgjidhjes së problemeve rezultojnë se janë shtuar për të paktën me tre muaj. Kjo tezë është botuar në revistën “Pnas-Proceding” nga Akademia Kombëtare e Shkencave në një studim të
psikologëve nga Universiteti e Michiganit, të cilët synonin të testonin nëse ushtrimi i përditshëm cerebral lejon shtimin e zgjuarsisë dhe inteligjencës.
Nga studimi u vërtetua se stërvitja e trurit, duke përdorur videolojëra “inteligjente” funksionon. Kërkimi ka marrë në shqyrtim 62 fëmijë të moshës 8 dhe 9 vjeç. Gjysmës së pjesëmarrësve u kërku an të përdornin për 15 minuta në dita videolojëra të studiuara për të testuar atë lloj memorieje që e lejon trurin të imagjinojë informacionet ndërkohë që ishin ngarkuar të zgjidhnin një problem. Ndërsa gjysmës tjetër i dhanë të njëjtën kohë që të ushtroheshin me fjalorin dhe të bënin një test me njohuri të përgjithshme.
Edhe pse efikasiteti i të ushtruarit ishte variabël nga një fëmijë tek tjetri, psikologët treguan se, në përgjithësi, ata që ishin ushtruar me videolojëra ishin në gjendje edhe tre muaj pas përfundimit të eksperimentit, të kalonin me rezultate të mira testet mbi arsyetimin dhe mbi aftësinë e zgjidhjes së problemeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.