Frymëmarrja është pjesë e higjienës së përgjithshme të njeriut. Të pasurit një frymëmarrje me erë të keqe të gojës, ose siç njihet shkencërisht me termin “halitosis”, është e njëjta gjë sikur të veshës rroga të pista që bien erë të keqe.
Mund të keni provuar për ta zgjidhur këtë erë të keqe duke larë dhëmbët rregullisht dhe përdorur një sërë produktesh komerciale nga goja, por në të shumtën e rasteve, kjo nuk është e mjaftueshme.
Frymëmarrja me erë të keqe është paksa një problem më serioz, pasi shkaktohet nga baktere të dëmshme dhe nga disa ushqime të caktuara. Për më tepër, intensiteti i frymës së keqe të gojës intensifikohet nga disa pasta apo produkte të caktuara orale të mbushura me kimikate të ashpra.
Mënyra më e sigurt dhe më e mirë për të “hequr qafe” frymën e keqe, është duke përdorur recetën e mëposhtme natyrale.
PËRBËRËSIT:
- Shtrydhni dy limona mesatarë
- Një filxhan uji të ngrohtë
- 1 lugë sodë buke
- 1 lugë mjaltë natyral
- gjysmë luge çaji kanellë
PËRGATITJA:
Hidheni mjaltin dhe kanellën tek lëngu i limonit. Përzieni mirë dhe hidheni përzierjen tek uji i ngrohtë. Përziejini mirë të gjithë përbërësit, preferohet në një gotë me ujë. Sapo të jeni gati, gëlltisni nga një gllënjkë të kësaj përzierje, bëni për rreth dy minuta gargare dhe pështyjeni, pasi përzierja do jetë përplot me baktere dhe toksina për shkak të kavitetit oral.
SI FUNKSIONON:
Përbërësit janë përgjegjës për efektivitetin e kësaj recete. Kanella eliminon frymën e keqe që shkaktojnë bakteret. Mjalti prodhon veti të forta antibakteriale, ndërsa soda e bukës do t’i bëjë dhëmbët më të shkëlqyeshëm. Limoni ndihmon në eliminimin e baktereve në gojë, duke i dhënë gojës një aromë të shkëlqyer.
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.