Ditët e sotme ka mjaft mënyra të cilat mund të na ndihmojnë për të përmirësuar efektet e dietës për të humbur peshë lehtësisht.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për kura “mrekullibërëse”, por disa receta mund të rezultojnë të dobishme për të aktivizuar metabolizmin.
Lëngjet me pak kalori janë të shumta dhe një prej tyre për të rënë në peshë është dhe ajo me ananas dhe selino. Kombinimi i vetive të tyre ju japin një pije të shëndetshme dhe të lehtë, që shërben si një aleat për të rënë shumë lehtë në peshë.
Këta përbërës kanë veti pastrues dhe energjetik që ndikojnë në përmirësimin e aktivitetit të metabolizmit për të djegur kalori në mënyrën më të mirë.
Si ta përgatisni dhe ta konsumoni?
Lëngu me bazë ananasi dhe selino mund të konsumohet si pjesë e një diete detoksifikuese për organizmin. Vetitë e tij ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe rregullojnë procesin tretës për të mbajtur trupin të lehtë.
Përbërësit:
3 feta ananas
2 degë selino
1 gotë ujë, 200 ml
Lëngu i gjysmë limoni
Përgatitja:Prisni fetat e ananasit në kube, dhe degën e selinos në copëza më të vogla. Vendosini në frulator me një gotë ujë, derisa të bëhet një masë homogjene. Piheni menjëherë bashkë me lëngun e gjysmë limoni.
Mënyra e konsumimit
Nëse objektivi juaj është detoksifikimi, piheni këtë pije për rreth tre javë. Ndërsa për një efekt dobësimi, merreni tre herë në javë në mëngjesit ose pasdite.
Burimi / http://www.gazetamonitor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.