Këshilla & Arsye

December 25, 2018 | 8:10

Receta me tre përbërës që parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës

Irina Filipova ka zbuluar recetën e cila, sipas saj, mund t’ju ndihmojë dukshëm në shërimin apo parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe në uljen e kolesterolit. Onkologia dhe mjekja ruse, Irina Filipova, u rekomandon të gjithëve këtë ilaç i cili, siç thotë ajo, ka veprim të trefishtë.

Përdoret për shërimin e sëmundjes së zemrës, përkatësisht angina pektoris, ul kolesterolin dhe vepron si mbrojtje kundër kancerit. Nëse e konsumoni për një kohë të gjatë, nuk do të keni rrezik nga sëmundjet onkologjike, thotë kjo mjeke.

Përbërësit:

  • Kërpudhat e freskëta ‘champignon’
  • Lakra të freskëta
  • Mjaltë natyral bliri.

Përgatitja:

Merrni pesë kërpudha, duhet të jenë të freskëta, më së miri ato të vjela  24 orët e fundit dhe ta kenë plotësisht të mbyllur “kapelën”. Lajini para se t’i fusni në ujë të vluar. Fshijini dhe kullojini në mënyrë që të përftoni lëng të pastër. Nga lakra e re dhe e freskët shtrydhni lëngun. Një lugë të atij lëngu shtojani lëngut të kërpudhave dhe në fund pijes shtojini edhe një lugë mjaltë natyral bliri.

Do të përftoni sasi të mjaftueshme për tri ditë. Ilaçin ruajeni në kavanoz të mbyllur mirë në frigorifer. Çdo mëngjes esëll hani 1/3 e kësaj tretjeje gjë që është më pak se gjysmë luge. Ilaçin nuk duhet t’ua jepni fëmijëve më të rinj se shtatë vjeç.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top