Lifestyle

May 11, 2019 | 8:20

Receta me tri përbërës për largimin e menjëhershëm të celulitit

Dhjami i tepërt që duket i shëmtuar në kofshë, stomak, vithe apo duar është një ankth i vërtetë, e veçanërisht për femrat. Celuliti nuk njeh moshë apo peshë, dhe është një prej problemeve të trupit, më të vështira për t’u luftuar.

Sidoqoftë, nuk ka ndonjë dyshim se trupat më të mirë e më të tonifikuar u përkasin femrave braziliane. Prandaj, sot ju prezantojmë një sekret të vlefshëm brazilian për të larguar celulitin pothuajse menjëherë. Ky sekret është përdorur edhe nga dermatologë të shumtë, të cilët edhe mund t’ju marrin shumë para për trajtimet e tyre, por, në fakt, kjo recetë është natyrale.

Dëshironi ta dini sekretin? Është shumë i thjeshtë – kafe me kafeinë!

Kafeina redukton edemin përreth yndyrës dhe e ngushton atë për ta bërë të duket elastike dhe e butë. Përdorimi i rregullt i kafes në trajtimet kundër celulitit do t’ju furnizojë me efekte të mahnitshme brenda pak javëve. Fërkimi me kafe është një prej mrekullive më të mëdha për trupin. Është tejet efektiv dhe mund t’ju ofrojë shumë përfitime shëndetësore.

Për ta përgatitur këtë recetë natyrale, nevojiten:

  • Një gotë kafe organike
  • Një gotë sheqer
  • Një gotë vaj ulliri

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit vendosini në blender dhe përziejini derisa të përfitoni një pastë. Pastaj vendoseni në një kavanoz dhe mbylleni.

Përdorimi:

Fillimisht, gjatë kohës që bëni dush, pastrojeni trupin mirë. Pastaj, aplikoni pastën në zonat problematike dhe bëni masazh në lëvizje rrethore. Ju duhet t’i bëni masazh atyre pjesëve për disa minuta, dhe pastaj ta pastroni pastën dhe ta thani. Kjo metodë duhet të përdoret 2-3 herë në javë.

Si funksionon kjo?

Sheqeri në këtë pastë shërben si largues i qelizave të vdekura të lëkurës dhe si pastrues. Në anën tjetër, vaji i ullirit e hidraton lëkurën, duke e bërë elastike, ndërkaq kafeina e cila gjendet në kafe bën mrekulli për celulitin!

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top