Mirëqenie

January 18, 2020 | 8:32

Receta me xhenxhefil për të larguar kollën dhe ftohjet

Falë vetive të shkëlqyera terapeutike xhenxhefili është përdorur për shekuj me radhë për qëllime mjekësore. Kjo rrënjë e shkëlqyeshme ka aftësi të lehtësojë të vjellat, dhimbjen e kokës, dhimbjen e nyjeve, kollën dhe të ftohtin.

Karakteristikat anti-inflamatore të xhenxhefilit janë të shkëlqyera për lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe kollës, veçanërisht ato që shoqërojnë ftohjet.

Më poshtë ju sugjerojmë 3 receta të ilaçeve natyrale me bazë xhenxhefilin kundër kollës dhe ftohjes.

– Për ilaçin e parë ju nevojiten 250 ml ujë të vluar, pak rrënjë xhenxhefili të grirë, një lugë çaji mjaltë dhe një lëng limoni.

Hidhni xhenxhefilin në ujë të valë për rreth 3 minuta, pastaj shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe përziejeni mirë. Lëreni të ftohet, pastaj filtroni para se të pini.

– Për recetën e dytë ju duhet një pjesë e rrënjës së xhenxhefilit, rreth 7 centimetra, 500 ml ujë, 100 ml lëng limoni dhe dy lugë mjaltë.

Ndiqni të njëjtën procedurë si recetën e parë, por para se të filtroni pijen, prisni edhe disa minuta (të paktën 15).

– Ilaçi i tretë fillon me çajin e xhenxhefilit (recetë e parë ose e dytë), së cilës i shtohet gjysmë lugë çaji kanellë pluhur (me veti antiseptike), një karafil të grirë mirë, hudhër dhe pak piper djegës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top