Këshilla & Arsye

February 2, 2019 | 10:01

Receta natyrale dhe mjaft efektive për të shmangur rënien e flokëve

Flokët janë një nga prioritetet fizike të njerëzve. Në fakt, shumë dashurojnë t’i trajtojnë, ngjyrosin ose presin shpesh. Megjithatë, pothuajse çdo gjë ka efektet e saj negative. Sot kemi vendosur t’ju tregojmë një truk për të shmangur rënien e flokëve. Meqë është një problem shumë i zakonshëm.

Pothuajse të gjithë, në disa periudha, humbasin shumë flokë dhe kjo mund të shkaktohet nga stresi ose ndryshimet hormonale. Në disa raste mund të shkaktohet edhe nga ngjyrosja e tepruar. Shumë njerëz përdorin metoda shumë të shtrenjta që vështirë se funksionojnë. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm t’ju tregojmë një metodë të thjeshte dhe efektive që mund ta përgatisni vetë në shtëpi dhe që mund të lehtësojë problemin tuaj.

Përbërësit:

  • Gjysmë bananeje
  • Një e verdhë veze,
  • Një lugë çaji me mjaltë organik
  • Gjysmë gote birrë.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit deri sa të merrni një pastë homogjene, më pas masën e përftuar vendoseni në të gjitha pikat ku mungesa e flokëve është më e dukshme dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë dhe pastaj mund ta lani si zakonisht. Menjëherë do mund të vëreni se flokët tuaj do të jenë shumë më të trashë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top