Kur flasim për fytyrën dhe maskat, mendojmë cila do jetë e radhës që do blejmë. Por ja ku po ju tregojmë një maskë e cila është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe rezultati është i kënaqshëm.
Maska me qumësht është mjaft efikase për eliminimin e njollave në fytyrë. Përveç qumështit si përbërës kryesor, kjo maskë kërkon edhe një përbërës tjetër, kripën.
Ju nevojiten gjysmë luge kripë dhe 2 lugë qumësht. Në një enë të vogël hidhni gjysmë lugë kripë dhe shtoni qumështin. Përziejeni mirë derisa të tretet kripa dhe të krijohet një masë homogjene e njëtrajtshme. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke shmangur zonën e syve, sepse kjo pjesë është shumë e ndjeshme dhe për këtë ka maska të tjera të posaçme që duhen aplikuar.
Mbajeni maskën për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Do të shihni që aknet dhe njollat do t’ju pakësohen, sepse kripa dezinfekton fytyrën.
Do të kishit rezultate shumë të mira nëse e aplikoni maskën një herë në javë, për dy muaj rresht.
Burimi / shendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.