Mirëqenie

February 22, 2019 | 11:05

Receta natyrale me 4 përbërës, mjaft efektive për shkrirjen e dhjamit të barkut

Nuk ka asnjë pilulë magjike që do t’ju ndihmojë të humbni 3 kile në javë pa kompromentuar shëndetin tuaj. Megjithatë, ne dëshirojmë të ndajmë një recetë për një pije të shijshme dhe të shëndetshme që do t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt.

Përbërësit:

  • 1 kërcell selino
  • 1 kastravec
  • 1 gotë majdanoz i grirë
  • 3 copë ananas të freskët

Lani perimet dhe hiqni lëkurën e ananasit. Përziejini të gjitha ato në blender. Mos shtoni kripë, piper, sheqer, ose zëvendësues të saj në pije. Ju duhet ta pini lëngun brenda 15 minutash nga momenti i përgatitjes në mënyrë që të mos humbasë vetitë e tij.

Pijeni në mëngjes dhe vetëm në gjendje urie. Nëse kombinoni këtë pije me sportin dhe një dietë të shëndetshme, do të shihni rezultatet brenda një jave dhe barku juaj do të bëhet i dukshëm i sheshtë.

Pra, cili është sekreti i këtij lëngu?

Selinoja është një perime me shumë pak kalori, që përmban vetëm 16 kcal për 100 g. Fibra dietike shtohen brenda stomakut, duke ju bërë të ndiheni të ngopur. Përveç kësaj, një studim ka treguar se një rritje e fibrave në dietën tuaj është një komponent thelbësor i një regjimi të humbjes së peshës.

Si selinoja, kastravecat gjithashtu përmbajnë shumë fibra dhe janë pothuajse në mënyrë të ngjashme të pakët në kalori. 95% e një kastravec është uji, kështu që ju ndihmojnë të pini 2 L lëngje të domosdoshëm, të rekomanduara nga specialistët e të ushqyerit për të gjithë ata që duan të qëndrojnë në formë.

Majdanozi përmban shumë fibra (3.3 g për 100 g – për të krahasuar, në të njëjtën sasi kastraveci dhe selinoja përmbajnë përkatësisht vetëm 0.5 g dhe 1.6 g). Ai gjithashtu ka një efekt diuretik të butë natyror.

100 g ananas përmban 1 g fibra të patretshme, ndërsa vlera e tij e energjisë është rreth 50 kcal. Fruti është i ëmbël, kështu që përmirëson shijen e pijes.

 

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top