Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë të përhapur kudo, përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.
Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues, por shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera. Më poshtë po sjellim një trajtim të fuqishëm natyral kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit si dhe rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.
Kripa e detit
Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.
Receta për trajtim
Përbërësit:
- 1 gotë me ujë;
- 20 lugë gjelle me vaj ulliri;
- 10 lugë gjelle me kripë deti.
Përgatitja:
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta. Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini deri në 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me radhë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë dhe do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.