Lifestyle

January 5, 2019 | 8:26

Receta natyrale me lëng qepe kundër rënies së flokëve

Lëngu i qepëve është një nga mënyrat më të mira për flokë të rrallë dhe humbjen e flokëve. Përmbajtja e squfurit në të përmirëson qarkullimin e gjakut, stimulon folikulat në rrënjët e flokëve dhe promovon ripërtëritjen e flokëve.

Squfuri konsiderohet si një nga përbërësit kryesor të ndërtimit të flokëve. Është e nevojshme sepse përmban kolagjen dhe keratin. Shumë aminoacide kanë një element squfuri, dhe proteinat e keratinës kanë sasi të mëdha të aminoacideve që përmbajnë squfur.

Studimet kanë gjetur gjithashtu se qepët janë të dobishme për trajtimin e humbjes së flokëve. Plus, qepët mund të ndihmojnë në probleme si: zbokthi dhe infeksionet e lëkurës së kokës, si dhe thinjat e parakohshme.

Një studim i botuar në Journal of Dermatology zbuloi se pjesëmarrësit që vuanin nga alopecia areata dhe aplikuan lëngun e qepëve në lëkurën e kokës së tyre, dy herë në ditë, për 2 muaj kishin një shkallë të konsiderueshme më të lartë të rritjes së flokëve, sesa ato të grupit të kontrollit të cilët përdorën ujë rubineti. Rezultatet ishin më të mira në mesin e meshkujve, sesa femrave.

Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojnë që të keni edhe flokë të butë dhe me shkëlqim për shkak të shtimit të mjaltit. Mjalti është i pasur me antioksidantë.

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • Mjaltë
  • Vaj nga vitamina E (në mungesë, vaj ulliri).

Përgatitja:

Qëroni, pritni dhe lëngëzoni në blender një qepë. Vendoseni tulin e qepës në një kullesë. Duke përdorur një lugë, shtypeni tulin për të nxjerrë lëngun. Shtoni 1 deri në 2 lugë mjaltë në lëngun e qepës. Sipas mundësisë që keni, shtoni disa pika vaj vitaminë E, vaj ulliri, vaj kokosi, ose livando.

Përdorimi: Masazhoni rrënjët ose skalpin e kokës me këtë përzierje. Mbuloni flokët me një kapuç dushi dhe lëreni atë për gjatë gjithë natës, ose të paktën për 30 minuta. Shpëlajini flokët mëngjesin e ardhshëm. Ndiqeni këtë trajtim të flokëve çdo ditë për disa muaj, ose derisa të jeni të kënaqur me rezultatet.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top