Mirëqenie

December 7, 2018 | 12:01

Receta natyrale me majdanoz dhe limon që kuron infeksionet e shkaktuara nga bakteri E-Coli

Infeksionet e rrugëve urinare dhe zorrëve shpesh janë dhe shqetësime që vijnë si pasojë e ekzistencës së bakterit “E-Coli”. Për fat të keq nuk ka kurë specifike, terapia me antibiotikë, ashtu si me gastroenteritet nuk është efikase, madje mund të përkeqësojë situatën.

-750x500

“Nëse shkatërrohen bakteret me antibiotikë, atëherë lirohen më shumë qeliza helmuese dhe ashpërsohen simptomat. Pra kjo është absolutisht kundërproduktive. Dhe kjo është arsyeja pse antibiotikët për fat të keq nuk janë në asnjë mënyrë mundësi e terapisë për rastet me infeksione”, thonë mjekët.

Prandaj mjekëve nuk u mbetet tjetër veç mundësisë për të zbutur simptomat, por ka edhe kura natyrale, të cilat ndihmojnë në shërimin e këtij problemi. Përbërësit e nevojshëm që na japin mundësi të kemi një shëndet të mirë, janë:

  • 250 gramë majdanoz
  • 250 gramë limonë me lëvore,
  • 250 gramë mjaltë
  • 250 ml vaj ulliri.

Për të përgatitur këtë recetë është e nevojshme që në fillim të marrim majdanozin dhe limonin me lëvore që duhet grirë, e më pas të gjithë përbërësit, përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, i bashkoni në blender/mikser. Do të përfitoni një masë homogjene, si qull i trashë, por ky është ilaçi juaj në vijim.

Është e këshillueshme që të konsumohet një lugë e vogël çdo mëngjes esëll. Pas përfundimit të konsumimit të këtij ilaçi atëherë edhe infeksioni zhduket.

Mjalti për këtë recetë duhet të jetë cilësor, e mira është që ta merrni te dikush që i besoni. Limonin para se ta përdorni mbajeni në ujë të ftohtë me sodë buke, në mënyrë që t’i hiqen thellësisht papastërtitë e lëvores.

Zakonisht bakteret Escherichia coli, të njohura ndryshe me termin E.coli gjenden tek zorrët e bagëtive si gjedhi, delet, dhitë, por edhe tek kafshët e egra. Këto baktere përveç florës në zorrë mund të përfundojnë në nënproduktet e kafshëve përfshirë këtu mishin, qumështin, djathin etj.

Format e marrjes së këtij bakteri:

  • Përmes konsumimit të ushqimeve apo ujit të kontaminuar
  • Nëse jetoni afër ambienteve me bagëti
  • Nga ushqimet si spinaqi, sallata, kastravecat dhe ushqimet e tjera me origjinë bimore që kultivohen me plehun e këtyre kafshëve
  • Nga uji i pistë
  • Nga mishi i pagatuar mirë, sidomos ai i fast-foodeve
  • Konsumimi i frutave dhe perimeve të palara

Si ta parandaloni rrezikun e këtij bakteri:

  • Lani mirë frutat dhe perimet
  • Qëndroni larg bagëtive, sidomos fëmijët
  • Ziheni mishin mirë dhe mos e hani të pagatuar
  • Tregoni kujdes me nënproduktet e kafshëve si qumësht, djathë etj
  • Kujdesuni për higjienën tuaj

Zakonisht bakteri E-coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja. Në raste të tjera më të rënda ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike. Simptoma të tjera mund të jenë koliti dhe dhembja e barkut. Duke qenë se dhimbjet janë shumë të forta, shpesh ky bakter ngatërrohet dhe me apandesitin. Diarreja e shkaktuar nga bakteri E- coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve. Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficiencë renale.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top