Thembrat e forta dhe të çara zakonisht shfaqen si pasojë e lagështisë. Ndonëse mund t’i kushtojmë shumë vëmendje fytyrës, shumica e femrave i neglizhojnë pjesët e tjera të trupit, në veçanti këmbët.
Me kalimin e kohës, lëkura e tharë në thembër çahet dhe jo vetëm që shkakton dhimbje, por edhe ua lehtëson baktereve futjen në trup. Fatmirësisht me kujdesin e duhur është e mundur ta zgjidhni këtë problem përgjithmonë.
Ilaçi natyral me uthull molle
Uthulla e molle sjell shumë përfitime për këmbët tona. Gjatë ditës këmbët janë të mbuluara, shumicën e kohës me çorape dhe këpucë, pra krijojnë mikrobe. Veç kësaj, këmbët tona nuk marrin oksigjen mjaftueshëm, gjë e cila shpie në tharje të lëkurës. Uthulla e mollës ndihmon për largimin e mikrobeve, zbutjen e lëkurës dhe largimin e aromës së keqe të këmbëve.
Çfarë duhet të bëni?
- Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe uthull molle (proporcioni 4 me 1)
- Zhytni këmbët aty për 20 minuta
- Pasi t’i largoni këmbët, me lehtësi pastroni thembrat me një limë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.