Mirëqenie

August 15, 2018 | 15:15

Receta natyrale për kurimin e acidit urik

Acidi urik në gjak lidhet me dietën e gabuar, në veçanti me mbikonsumin e mishit, prodhimeve të detit dhe alkoolin. Dieta që rekomandohet për të ulur acidin urik konsiston në një plan të ekuilibruar dhe të shëndetshëm. 

Vlerat normale të tij në gjak variojnë deri në 7 mg/dl tek meshkujt dhe 6 mg/dl tek femrat. Rritja e nivelit të tij mbi këto shifra, rrit riskun për artrit dhe kalkulozë renale (gurë në veshka). Një mënyrë efikase për të ulur nivelin e tij në gjak është dhe konsumimi i këtij lëngu natyral me kastravec, xhenxhefil dhe selino.

Kastraveci është një perim i shkëlqyer. Disa njerëz e përdorin atë si një sallatë të freskët dhe të shëndetshme, por shumë të tjerë e përdorin kastravecin për të përgatitur maskë fytyre. Lëngu i kastravecit ka shumë përfitime shëndetësore dhe gjëja më e mirë është se ai ka fuqinë për të hequr acidet urike nga nyjat dhe në të njëjtën kohë të veprojë për të ulur temperaturën e trupit.

Ne të gjithë i njohim përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit dhe selinos. Nëse kombinoni kastravec, xhenxhefil dhe selino, do të përfitoni një ilaç të fuqishëm. 

Ja si ta përgatisni lëngun:

1 kastravec i mesëm

1 copë xhenxhefil

2 gjethe selino

1 fetë limoni

Udhëzime:

Para se të filloni përgatitjen e pijes, duhet të pastroni dhe të lani të gjithë përbërësit. Prisni kastravecin dhe selinon në copa të vogla. Pastaj, prisni gjysmën e limonit dhe vendosni gjysmën tjetër në frigorifer. Pas kësaj ju duhet të copë rrënjë xhenxhefili.

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser dhe pijeni lëngun e përfituar 1-2 herë në ditë.

Kujdes!

Kur filloni të pini këtë lëng, ndoshta do të ndjeni një dhimbje të lehtë, kjo do të thotë se receta po funksionon. Vazhdoni ta pini këtë lëng deri sa të filloni të ndjeheni më mirë.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top