Lifestyle

June 14, 2018 | 11:12

Receta natyrale për largimin e njollave të diellit

Nuk ka gjë më të pakëndshme se njollat e errëta në fytyrë, të shkaktuara nga dielli. Mjekët dermatologë shpjegojnë shkaqet e krijimit të këtyre njollave dhe një ndër to është tipi i veçantë i lëkurës e cila prodhon me tepricë melaninë.

Por nëse i keni vënë re ato mos u drejtoni direkt tek kremrat kozmetikë. Në shtëpinë tuaj duhet të keni të paktën një nga këto produkte që ua heqin njollat me një trajtim disa ditor.

Lëngu i limonit

Fusni një copë pambuku në lëng limoni dhe fërkoni zonën ku vëreni njolla të errëta. Nëse e keni lëkurën e ndjeshme përziejeni lëngun e limonit me pak ujë.

Aloe Vera

Merrni xhelin e aloe vera-s dhe aplikojeni tek njollat e errëta. Lajeni pas 20 minutave. Aloe vera është një nga bimët më efikase ne heqjen e këtyre njollave.

Vitamina E

Në shumicën e rasteve këto njolla krijohen nga mungesa e vitaminave, sidomos ajo e vitaminës E. Merrni kapsula me vitamina E dhe aplikojeni në zonat e errëta. Gjithashtu konsumoni dhe ushqime me vitaminë E.

Qumështi

Hidheni qumështin në një tas. Zhysni një copë pambuku të pastër në të dhe fërkoni zonën me njolla të errëta. Bëjeni me lëvizje rrethore, çdo ditë për 5 minuta derisa të merrni rezultatet e dëshiruara.

Patate

Prisni pataten në feta dhe futini në frigorifer për 2-3 orë. Më pas fërkoni njollat e errëta me këto feta patatesh. Pas 5 minutash lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Lëng qepe

Grijeni hollë qepën. Më pas hidheni në një napë të pastër dhe shtrydheni lëngun në një tas. Zhysni në të një copë pambuku dhe aplikojeni lëngun direkt te njollat e errëta dhe lëreni për 5 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Tërshëra

Një mënyrë tjetër për të hequr njollat e errëta është pastrimi “exfoliation” i lëkurës. Nëse keni tërshërë në shtëpi copëtojeni mirë dhe hidhni 2 lugë në një enë.

Shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë mjaltë. Përziejini mirë dhe aplikojeni në fytyrë dhe me ngadalë fërkojeni lëkurën duke bërë lëvizje rrethore. Bëjeni këtë për 3 minuta dhe mbajeni përzierjen në lëkurë për 15 minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top