Konsumimi i një gote me qumësht të ngrohtë para se të flini është rutinë relaksuese dhe e shëndetshme, por, nëse i shtoni edhe kanellë, atëherë shtohen efektet shëruese të pijes. Qumështi me kanellë është një nga pijet më të shëndetshme që mund ta konsumoni çdo ditë. Kjo pije ka qenë e njohur për shekuj me radhë, ndërkaq rrënjët i ka në Egjiptin e lashtë.
Dr. Josh Axe tregon se hulumtuesit kanë zbuluar se kanella renditet e para nga 26 bimët më të njohura në botë sa i përket niveleve mbrojtëse antioksiduese. Gjithashtu ofron dhe shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë vetitë antibakteriale, antidiabetike dhe antimykotike.
Kanella zvogëlon kolesterolin, parandalon radikalet e lira, plakjen e parakohshme, Alzheimerin, në disa raste ndihmon personat me diabet duke zvogëluar rezistencën ndaj insulinës, etj.
Kështu, qumështi me kanellë është një mënyrë e shijshme për të marrë të gjitha përfitimet e kanellës.
Përbërësit:
- ¼ e lugës së çajit me pluhur kanelle (organike)
- Një gotë qumësht të ngrohtë
- Mjaltë (për shije)
- Ekstrakt vanilje (opsionale)
Përgatitja:
Shtoni kanellën në gotën me qumësht, pastaj ëmbëlsojeni me mjaltë. Nëse dëshironi ta pasuroni edhe më shumë shijen, atëherë shtoni ekstrakt vanilje. Piheni të nxehtë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.