Mëlçia është një organ në trupin e njeriut që shumica e njerëzve harrojnë të kujdesen. Nëse vuani nga hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme. Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë, të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse.
Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë në mënyrë natyrale, duke stimuluar aftësinë e saj për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit. Duke pasur parasysh madhësinë e epidemisë, çdokush dhe të gjithë mund të jenë në rrezik nga hepatiti C.
Në shumë vende, testet e hepatitit janë komplekse dhe mund të jenë të kushtueshme, por udhëzuesi i OBSH-së mbi testimin për hepatitin do t’u japë vendeve këshilla për strategji të thjeshta testimi që do t’i ndihmojnë ata për të mundësuar shërbime testimi për hepatitin. Shumica e njerëzve që kanë nevojë për trajtim nuk e marrin atë.
Trajtimi i duhur i hepatitit B e C mund të parandalojë zhvillimin e shumicës së komplikacioneve të rrezikshme për jetën prej sëmundjeve kronike të mëlçisë, siç janë cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Më poshtë po japim disa nga përbërësit e një kure që do të japë efekte çudibërëse në organizmin tuaj.
Këta përbërës janë:
Lëng limoni
Lëng portokalli,
Mente të freskët,
1 litër ujë
Mjaltë organik.
Përgatitja:
Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera. Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta, pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin. Konsumojeni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.