Ngërçet muskulare janë simptoma shumë të shpeshta dhe të dhimbshme për disa nga ne. Ato vijnë prej tkurrjeve të shtuara të muskujve të anësive (kryesisht atyre të vendosur në krahë dhe në kërci). Mendohet se shkaktari kryesor është thjesht shtimi i stimulimit nervor për tkurrje muskulare. Krahas tij, ekzistojnë edhe ushtrimet e lodhshme fizike gjatë aktivitetit ditor që shoqërohet me prodhim të acidit laktik në muskuj, ndryshimet elektrolitike, dehidratimi etj.
Mënyra e trajtimit është shumë e lehtë dhe mund të realizohet edhe në kushtet e shtëpisë.
Së pari, rekomandohet të konsumohen shumë lëngje të pasura me magnez. Duhen shmangur kripërat e tepërta apo të pakta në ushqime, pasi të dyja ekstremet kontribuojnë në shfaqjen e ngërçeve.
Së dyti, rekomandohen masazhet e buta, p.sh me vaj eukalipti. Masazhet duhet të bëhen të përditshme deri në qetësimin e dhimbjeve muskulare.
Së treti, rekomandohen vaskat me ujë të ngrohtë, të cilat shtojnë sasinë e gjakut në muskuj dhe në sajë të nxitjes së reaksioneve oksidative, pakësojnë sasinë e acidit laktik të prodhuar në muskuj duke pakësuar ndjesinë e dhimbjes.
Së fundmi, rekomandohet një shëtitje me ecje të lehtë që redukton rrezikun nga ngërçet. Për çdo gjysmë ore ecje, rekomandohet pak pushim.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.