Stresi, mungesa e gjumit, mosha dhe alergjitë mund të bwjnë që sytë t’ju duken të lodhur, të kenë rrudha dhe të mos jenë në formën e duhur. Shumica e njerëzve shpenzojnë para të majme për kremra të shtrenjtë për sytë, por rrallëherë i gëzojnë efektet e premtuara.
Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që të provoni edhe produkte shtëpiake të cilat mund t’i përgatitni vet dhe që ju ofrojnë efekte të mahnitshme.
Përbërësit:
- Vaj organik kokosi
- Vaj esencial temjani
- Tableta të vitaminës E
Vaji i kokosit është baza për këtë krem të hidratimit të syve dhe depërton shumë lehtë në lëkurë. Vaji esencial i temjanit është përdorur për shekuj me radhë dhe ofron efekte të mahnitshme për lëkurën duke parandaluar rrudhat, gërvishtjet, duke zbutur lëkurën dhe duke larguar shenjat e plakjes.
Në anën tjetër, vitamina E ka veti antioksiduese të cilat e mbajnë lëkurën të butë, riparon dëmet e lëkurës dhe parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme.
Përgatitja:
Në një enë shtoni një lugë gjelle vaj kokosi, përziejeni pak për ta ngrohur, pastaj shtoni dy kapsula vitaminë E dhe 2-3 pika vaj temjani. Përziejini mirë dhe transferojeni kremin në një mbajtës më të vogël me kapak. Vendoseni atë në frigorifer. Një pjesë të vogël të kremit aplikojeni nën sy para gjumit dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Ju gjithashtu mund ta përdorni edhe në mëngjes, por duhet të prisni 10 minuta para se të aplikoni makijazhin.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.