Kjo metodë e pasur me fibra dhe vlera ushqyese, ndihmon personat që vuajnë nga sëmundjet e zorrës së trashë si dhe ju ndihmon të humbni peshë deri në 9 kilogram në vetëm 3 javë.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle fara liri
- 1 mollë
- 1 lugë gjelle fara chia
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 filxhan ujë
Përgatitja:
Lajeni mollën mirë, priteni në copa të vogla dhe hiqini farat. Vendoseni në një blender së bashku me ujin dhe mjaltin dhe grijeni derisa të përftoni një përzierje homogjene. Transferojeni përzierjen në një gotë dhe më pas hidhni në të farat e chias dhe ato të lirit. Përziejini mirë në mënyrë që përbërësit të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.
Këtë përzierje duhet ta konsumoni 1 herë në ditë për 3 javë rresht dhe efektet e saj do të jenë të mahnitshme edhe në humbjen e peshës.
Shënim: Krahas kësaj duhet të përpiqeni të shmangni ushqimet që përmbajnë shumë sheqer ose ushqimet e përpunuara.
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

