Mirëqenie

February 23, 2019 | 8:30

Receta natyrale që ndihmon për largimin e simptomave të gripit

Gripat e zakonshëm janë bezdisshëm dhe shpeshherë çojnë në simptoma të mërzitshme të cilat ju pengojnë në aktivitetet e jetës së përditshme. Simptomat e gripit zakonisht shfaqen një deri në tri ditë pasi t’i jeni ekspozuar virusit që e shkakton atë.

Shenjat dhe simptomat, të cilat ndryshojnë nga një person në tjetrin, përfshijnë:

  • Rrjedhje të hundës
  • Skuqje fyti
  • Koll
  • Dhimbje të lehta të trupit dhe të kokës
  • Teshtima
  • Ethe, etj.

Ndonëse jemi mësuar që gripat e tillë t’i trajtojmë me ilaçe farmaceutike apo edhe me mjekësi alternative, tani shkencëtarët thonë se mund të përfitoni nëse konsumoni pak uiski. Më saktë, ju mund ta largoni gripin duke bërë një kombinim të lëngut të limonit, mjaltit, uiskit dhe ujit të nxehtë.

Megjithatë, duhet të keni parasysh faktin se sasitë e tepërta të alkoolit nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë, pasi alkooli funksionon si diuretik dhe e dehidraton trupin, diçka që duhet shmangur patjetër!

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top