Mirëqenie

January 28, 2019 | 8:44

Receta natyrore dhe mjaft efektive, që largon gurët nga veshkat brenda tri ditëve

Guri në veshka shkakton dhembje, e cila mund të shfaqet në pjesën poshtme të stomakut, në shpinë dhe nën brinjë. Veç kësaj, personi urinon shpesh, urina ka erë të fortë e cila ka ndryshuar ngjyrën dhe shkakton të vjella.

Gurët në veshka janë agregate kristalesh të mineraleve të shkrira në urinë, të cilat zakonisht formohen brenda veshkave apo fshikës dhe shkaktojnë dhembje shumë të fuqishme kur kalojnë nëpër to.

Një ndër ilaçet më të suksesshme natyrale për këto probleme, i cili përdoret më shumë se 300 vjet, është përzierja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit. E gjithë çfarë duhet të bëni është të përzieni 0,25 ml lëng të freskët të limonit të shtrydhur me po të njëjtën sasi të vajit të ullirit dhe ta pini. Përzierjen pijeni dy- tri herë gjatë ditës, derisa guri të dalë nga veshkat, dhe kjo zgjat zakonisht një deri në tri ditë.

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme.

Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese. Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinin 3 litra ujë në ditë.

 

Burimi / http://lajmegazeta.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top