Mirëqenie

April 30, 2019 | 11:30

Receta për një humor të mirë: 10 gjëra për të bërë në pranverë

Sezoni i ri është mbi ne, ditët po zgjaten, dielli po shkëlqen dhe gjithçka vjen përsëri në jetë: është koha të lëmë pas mërzinë dhe zymtësinë e dimrit për t’i bërë vend pranverës dhe ngjyrave të saj. Por si mund të marrim pjesë edhe në këtë rilindje? Ja 10 mënyra për të zgjuar trupin tonë, por mbi të gjitha shpirtin:

primavera

1.Nuk ka pranverë pa piknikun klasik në natyrë, e mrekullueshme për kombinimin e një pikniku të shëndetshëm dhe aspektin bashkëjetues të një dreke me miqtë;

2.Edhe pse temperaturat nuk janë ende si ato të verës, asgjë nuk na pengon ta shijojmë diellin e parë, të relaksuar në plazh dhe pse jo, duke filluar të marrim pak ngjyrë;

3.Nuk është e nevojshme të jesh atlet që të shijosh ajrin e pranverës. Qoftë një lëvizje e lehtë apo një ecje, të dyja janë alternativa të shkëlqyeshme për të përfituar nga ditët e mrekullueshme që na presin, duke i dhënë trupit një ndjenjë të mirë të mirëqenies dhe çlirimin e endorfineve që do të përmirësojnë gatishmërinë tuaj;

4.Ushqimi i lumturisë? Nuk është vetëm çokollata! Ndonjëherë zgjidhja mund të jetë shijimi i një dreke të mirë me bazë peshku, e cila është e pasur me omega 3 dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, duke rezultuar në një kompromis të përsosur midis shijes dhe shëndetit;

5.Francezët e quajnë atë “flâneur”, artin e ecjes mes fshatrave të një qyteti, pa një destinacion të saktë, thjesht duke shijuar klimën dhe ndoshta një kafe apo një aperitiv në një tavolinë të hapur;

primavera

6.Në tarracë, në plazh ose në një park, nuk ka asgjë më të mirë se një libër i mirë për të ndihmuar anën shpirtërore dhe për të shijuar një moment relaksimi të pastër me veten;

7.Stakoni mendjen për një fundjavë, është zgjidhja më e mirë kur energjitë kanë shteruar. Do të rikuperoni kështu forcat e konsumuara gjatë dimrit.

8.Barbekjutë janë gjithmonë një ide e mirë, dhe bashkë me pranverën më në fund mund të shfrenoni lirinë dhe dëshirën për të bërë festa me miqtë dhe familjen përpara një tryeze të madhe në shtëpi;

9.Nëse ankthi dhe stresi janë të pashmangshëm, një mënyrë e shkëlqyer për t’i mposhtur ato janë yoga dhe meditimi, metoda efektive për t’i dhënë trupit dhe shpirtit një ndjenjë të mirë të mirëqenies. E mira është ta bëni herët në mëngjes dhe në det;

10.Falë motit të mirë, pranvera është sezoni ideal për të kultivuar interesat kulturore dhe natyrore, prandaj pse të mos e përdorni atë për të marrë pjesë në një ekskursion? 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: www.albalidi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top